Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkimi i akshamit me jacinë gjatë verës – En-Nexhmi

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: http://www.al-amen.com/vb/showthread.php?t=8630

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pyetësi nga Holanda thotë se shkëlqimi i kuq në horizont (me të cilin hyn koha e jacisë) shfaqet shumë vonë gjatë verës për shkak të së cilës ata duhet të qëndrojnë zgjuar deri natën vonë për ta falur jacinë. A u lejohet atyre ta falin akshamin dhe jacinë së bashku në kohën e akshamit?

Përgjigje: Jo. Jo.

Pyetje: A mund ta caktojmë kohën e jacisë një orë e gjysmë pas akshamit, siç është bërë zakon tek ne? Disa vëllezër thonë se disa dijetarë e kanë lejuar këtë.

Përgjigje: Unë nuk mund të jap fetva për këtë. Një orë e gjysmë vlen për ato vende ku koha e jacisë realisht hyn pas kësaj periudhe. Por nuk lejohet që dikush të falë jacinë në atë kohë nëse shkëlqimi i kuq zhduket më vonë se kaq. Duket se netët e tyre janë shumë të shkurtra.

Shpërndaje: