Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkimi i namazit për shkak të borës dhe të ftohtit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (18 A), min:  01:50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

NëNë rast të të ftohtit të ashpër dhe erërave të ftohta të cilat u bëjnë dëm njerëzve, lejohet të bashkohet dreka me ikindinë dhe akshami me jacinë. Është konfirmuar se Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:

“Profeti ﷺ ka bashkuar drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë në Medine, jo për shkak frike dhe as për shkak shiu.”

Ata e pyetën Ibn Abbasin: “Pse e bëri këtë?” 

Ai tha: “Dëshiroi që të mos ia vështirësoj umetit të tij.”

Transmeton Muslimi (705).

Kjo dëshmon se urtësia pas bashkimit të namazeve është largimi i vështirësive. Përndryshe nuk lejohet bashkimi i tyre. Të ftohtit është shqetësues vetëm kur shoqërohet me erë të ftohtë. Përndryshe mjafton të vishesh me rroba të ngrohta dhe shqetësimi largohet.

Pra nëse dikush pyet nëse lejohet bashkimi i namazeve për shkak të të ftohtit, përgjigjja është jo përveç në rastet kur fryn erë e ftohtë dhe e bezdisshme ose bie borë. Edhe bora që bie është shqetësuese. Në këtë rast, lejohet bashkimi i namazeve. Pra nuk është e lejuar bashkimi i namazeve vetëm për shkak të të ftohtit.

Bashkimi i dy namazeve pa arsye është mëkat dhe namazi i dytë është i pavlefshëm. Ai nuk llogaritet. Ai duhet të përsëritet. Dhe në qoftë se ai i bashkon ato në kohën e namazit të fundit, ai mëkaton se ai e ka falur namazin e parë jashtë kohës së tij.

Dua të theksojë këtë sepse dëgjova se si dikush i bashkoi namazet disa netë më parë pavarësisht nga mungesa e erës së bezdisshme. Kjo nuk lejohet.

Shpërndaje: