Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkimi i namazit për shkak të borës dhe të ftohtit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (18 A), min:  01:50

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në rastin e erërave të ftohta e cila u bën zarar njerëzve, lejohet të bashkohet dreka me ikindinë dhe akshami me jacinë. Është konfirmuar në Sahihun e Muslimit se “Abdullah ​​bin Abasi (radij Allahu anhume) ka thënë:

“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e bashkoi drekën dhe ikindinë dhe akshamin me jacinë në Medine pa arsye frike apo shiu.” Ata thanë: “Cili ishte qëllimi i tij?” Ai tha: “Ai nuk dëshiroi që t’ia vështrirësoi umetit të tij.”1

Kjo dëshmon se urtësia pas bashkimit të namazeve është largimi i vështirësive. Përndryshe, nuk lejohet bashkimi i namazeve. Të ftohtit është i bezdisshëm nëse shoqërohet me erë të ftohtë. Përndryshe vetëm duhet veshur rroba. Kështu, shqetësimi largohet.

Pra, nëse dikush pyet nëse lejohet bashkimi i namazeve për shkak të të ftohtit, përgjigjja është jo nëse nuk frynë erë e ftohtë dhe e bezdisshme ose bie borë. Edhe bora që bie është e bezdisshme. Në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve. Pra, nuk lejohet të bashkohen namazet vetëm për shkak të ftohtit.

Bashkimi i dy namazeve pa arsye është mëkat dhe namazi i fundit është i pavlefshëm. Ai nuk llogaritet. Ai duhet të përsëritet. Dhe në qoftë se ai i bashkon ato në kohën e namazit të fundit ai mëkaton se ai e ka falur namazin e parë jashtë kohës së tij.

Dua të theksojë këtë sepse dëgjova se si dikush i bashkoi namazet disa netë më parë pavarësisht nga mungesa e erës së bezdisshme. Kjo nuk lejohet.


1 Muslimi (705).

Shpërndaje: