Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkon dhe shkurton namazet edhe pse do të kthehet para përfundimit të kohës së namazit të dytë

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Kul-lukum Ra’in
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person udhëtoi nga Xhedah në Rijad dhe u kthye të njëjtën ditë. Në aeroportin e Rijadit ai e fali namazin e drekës të cilin e shkurtoi dhe e bashkoi me namazin e ikindisë edhe pse do të arrinte në Xehdah në kohën e namazit të ikindisë. A është veprimi i tij i saktë?

Përgjigje: Po, veprimi i tij është i saktë pasi ai është udhëtar. Ai mund të bashkojë namazet gjatë kohës së namazit të parë dhe të dytë. Veprimi është i saktë edhe nëse ai arrin në Xhedah në kohën e namazit të ikindisë pasi ai ka bërë bashkimin e namazeve kur ishte udhëtar.

Shpërndaje: