“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Baza e devijimit të Muatilave

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)

Burimi: Katf-uth-Thamar, fq. 55-56

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Armiqtë e të dërguarve, si Xhehmitë, pasuesit e Faraonit dhe të tjerët, duan të ndryshojnë besimin dhe fenë e Allahut. Ata u japin njerëzve dyshime me fjalë të paqarta që shumë njerëz nuk i kuptojnë. Baza për mashtrimin e tyre është se ata flasin me fjalë të përgjithshme që nuk kanë bazë në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe në thëniet e imamëve. Shembuj të këtyre fjalëve janë kufizimi i Allahut, trupi dhe drejtimi (i Allahut). Ai që i di dyshimet e tyre duhet i ka sqaruar ato. Ai që nuk i di duhet t’ia kthej shpinën fjalëve të tyre dhe të mos pranojë asgjë tjetër përveç asaj që është përmendur në Kuran dhe Sunnet. Allahu (Te ala) ka thënë:

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ

Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në ajetet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër.” 6:68

Ai që flet për Allahun, emrat e Tij dhe cilësitë e Tij në një mënyrë që bie ndesh me Kuranin dhe Sunnetin, i përket atyre që me tallje dhe në mënyrë të pasaktë flasin për shpalljen e Allahut.

Shumë prej tyre i atribuojnë thënie imamëve që ata kurrë nuk i kanë thënë. Ata i atribuojnë Shafiut, Ahmed bin Hanbelit, Malikut dhe Ebu Hanifes besime të rreme, të cilat ata kurrë nuk i kanë deklaruar. Ata u thonë njerëzve që I pasojnë ata:

“Ky është mendimi i filan dhe filan imamit.”

Kur pastaj u kërkon atyre që të tregojnë se transmetimi është autentik nga imamët, gënjeshtra e tyre bëhet e qartë në atë që ata kumtojnë nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe i përshkruajnë Sunnetit bidate dhe fjalë të rreme.

Shpërndaje: