Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bazat e Sunnetit

Imam Ahmed bin Hanbel 

Burimi: Sherh El Munadhemeh el Haijjeh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejhu dhe imami Ebu el Mudhafer Abdulmalik bin Ali bin Muhamed el Hemdani ka thënë: Na ka treguar shejh Ebu Abdullah Jahja bin el Hasen bin el Benna se ka thënë: Na ka lajmëruar babai im Ebu Ali el Hasen bin Ahmed bin (Abdullah)[1] bin el Benna se ka thënë: Na ka lajmëruar Ebu el Husejn Ali bin Muhamed bin Abdullah bin Beshran el Muaddel se ka thënë: Na ka lajmëruar Uthman bin Ahmed bin es Semmak se ka thënë; Na ka lajmëruar Ebu Muhamed el Hasen bin Abdulvehhab bin Ebi el Anbera se ai i lexoi atij prej librit të tij në muajin Rabia el Evvel të vitit 293 h. e ka thënë: Ebu Xhafer Muhamed bin Sulejman el Munkari el Basrij, në vendin e quajtur Tinnijs, ka thënë: Më ka treguar Abdus bin Malik el Attar se ka thënë: Kam dëgjuar Ebu Abdullah Ahmed bin Muhamed bin Hanbel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) të thotë:

Bazat e Sunnetit tek ne janë:

[1] Të kapurit fort pas asaj në të cilën kanë qenë shokët e të Dërguarit të Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe pasimi i tyre.[2]

[2] Lënia e bidatit se çdo bidat është humbje.[3] 

[3] Lënia e kundërshtimeve dhe të mos shoqëruarit me pasuesit e epshit.

[4] Lënia e grindjeve, polemikave dhe kundërshtimit në lidhje me çështjet e fesë.

[5] Sunneti tek ne; janë etheret (gjurmët, tradita) e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

[6] Sunneti është komentuesi (shpjeguesi i Kuranit) dhe ai është zbatimi në praktikë i dispozitave të tij.

[7] Në sunnet nuk ka vend për analogji (kijas) e asgjë prej fjalëve të njerëzve nuk është i krahasueshëm me të.

[8] Sunneti nuk mund të konceptohet me hamendje dhe as me epshe, porse ai e bën obligim pasimin me përpikmëri dhe mosndjekjen e epshit.

[9] Prej sunnetit i cili patjetër që duhet të merret në konsideratë, duhet të besohet dhe pranohet, sepse në të kundërt muslimani nuk do ta meritonte të emërtohej “pauses i sunnetit”, është: Besimi në kaderin (paracaktimin) për mirë dhe për keqë[4], vërtetimi i haditheve që janë transmetuar në lidhje me të; kjo pa pyetur: “Pse?” dhe “Si?” por duke i pohuar dhe vërtetuar ato. 

[10] Kush nuk e di shpjegimin e hadithit mirëpo mendja e tij arrin ta perceptoj përmbajtjen e tij, ai gjithësesi duhet ta besoi dhe ta pranoj atë pa mëdyshje.

[11] Siç është p.sh. hadithi i të sinqertit dhe të besueshmit, Abdullah bin Mesudit, si dhe hadithet që janë të ngashme me të në lidhje me kaderin.

[12] Po ashtu siç janë të gjitha hadithet që tregojnë për shikimin tek Allahu edhe nëse ato hadithe e mahnisin dëgjuesin, ato duhen besuar ashtu siç janë transmetuar; pa ndryshuar asnjë shkronjë të vetme e po ashtu edhe hadithet e tjera që janë transmetuar prej të besueshmëve.

[13] Mos të armiqësohet në lidhje me këto me asnjë, mos të debatojë, e as mos t’i përvishet polemikave. Kjo për arsye se fjalët në lidhje me kaderin, ru’jan (shikim e besimtarëve tek Zoti i tyre)[5], Kuranin etj; është e urryer dhe e ndaluar rreptësisht. Personi i cili merret me këto nuk është pasues i sunnetit, kjo edhe nëse ai arrin të shpreh me fjalët e tij fjalë të njëjtë me atë të dijetarëve të sunetit, mirëpo, derisa nuk ka hequr dorë nga polemikat, të nënshtrohet dhe të besojë në etheret; ai nuk e meriton që të quhet “pasues i sunnetit”.


[1] Shtesë te kopja e shejkh Xhibrinit (Allahu e mëshiroftë!)

[2] Nuk ka dyshim se të kapurit fort pas asaj në të cilën kanë qenë shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe pasimi i tyre, është prej bazave më të rëndësishme të pasuesve të sunetit. Argumentet në lidhje me këtë janë të shumta ku prej tyre është edhe fjala e Allahut të Madhëruar: Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En Nisa 115

Po ashtu edhe fjala e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Ai i cili do të jetojë prej jush ka për të parë shumë kundërshtime, prandaj ju këshilloj që të kapeni fort pas sunetit tim dhe sunetit të prijësv e të drejtudhëzuar. Kapuni fort me dhëmballë.” E ka nxjerr Et Tirmidhiu me nr. 2676 përafërsisht, Ebu Daudi me nr. 4607, Ibën Maxheh me nr. 42 shih “Sahihu Ebi Daud” 3851

Shejh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajtë!) thotë: Nëse dëshiron shpëtimin, atëherë të këshilloj që të kapesh fort pas këtyre tre gjërave:

1.Të kapesh fort pas Librit të Allahut (Kuranit)

2. Të pasosh udhëzimin

3. Të largohesh nga bidatet.

Nëse  njëra prej tyre të mungon, atëherë t’i ke për të humbur dhe nuk ke për të shpëtuar kurrë. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.” El Mu’minun 102-103. E kundërta e shpëtimit është humbja, Allahu na ruajtë nga kjo! Ata nuk humbën pasuritë, porse humbën vetet e tyre. E që njeriu të të humbë veten e tij, kjo është prej llojeve më të rënda dhe më të mëdha të humbjes, Allahu na ruajtë nga kjo! “Thuaj: “Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë!” Ez Zumer 15 {Shkëputur nga “Sherh El Munadhemeh el Haijjeh”}

[3] Shejh Salih el-Feuzan (Allahu  e ruajtë!) thotë: Në fe nuk ka bidat të mirë (bid’atun haseneh) ashtu siç thonë disa njerëz. Porse të gjitha bidatet janë humbje duke u bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Cdo bidat është humbje dhe çdo humbje  e ka vendin në zjarr.” {Itihafu el Karij}

[4] Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader(Paracaktimi Hyjnor).” [El Kamer: 49]

“Dhe s’ka asgjë që Ne të mos i kemi për të thesaret e pashtershëm dhe Ne nuk e dërgojmë atë veçse në masë të drejtë e të ditur (nga Ne).” [El Hixhr: 21]

“Asnjë fatkeqësi nuk bie në tokë ose mbi ju që të mos jetë e shkruar në Librin (El Leuhu el Mahfudh), para se Ne ta sjellim atë në zbatim. Sigurisht që kjo është e lehtë për Allahun.” [El Hadid: 22].

“Thuaj: “Kurrë nuk do të na ndodh gjë neve, përveç asaj që Allahu ka përcaktuar për ne. Ai është Ndihmuesi ynë dhe tek Allahu të mbështeten plotësisht besimtarët.” [Et Teube: 51].

“Dhe vetëm tek Ai janë çelësat e të fshehtës, askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithçka në tokë e në det; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në Libër të qartë (El Leuhu el Mahfudh).” [El Enam: 59].

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gjëja e parë që Allahu ka krijuar është lapsi. Pastaj Ai i tha atij: Shkruaj! – Çfarë të shkruaj, o Zot? –tha lapsi. –Shruaj përcaktimet e çdo gjëje deri sa të bëhet Kijameti.” E transmeton Ahmedi 5/317 dhe Ebu Daudi 4700.

Po kështu fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) drejtuar Ibën Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O djalosh! Unë do të të mësoj ty disa fjalë: Ruaje Allahun që të të ruajë ty! Ruaje Allahun dh eke për ta gjetur përpara (në ndihmën tënde). Kur të kërkosh, kërko nga Allahu dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje nga Allahu. Dhe dije se sikur i gjithë populli të bashkohet që të të sjellin ndonjë dobi, ata nuk kanë për të të bërë dobi veçse me atë që Allahu e ka shkruar për ty. E nëse do të bashkoheshin që të të dëmtonin me ndonjë gjë, ata nuk do të mund të të dëmtonin veçse me atë që Allahu e ka shkruar kundër teje. Lapsat tashmë janë ngritur dhe letrat janë tharë.” Et Tirmidhiu 2516

[5] I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: ”Ju do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni hënën kur është e plotë!” E transmeton Buhariu.

Hadithet e shikimit për te Allahu janë mutevatir kur prej tyre po permendim hadithin e Xherir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Ishim ulur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai hodhi shikimin nga hëna e plotë dhe tha: “Ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç e shihni këtë hënë…” hadithi. Buhariu 554 dhe Muslimi 633. Ky është teksti i Muslimit.

“Xhehmijet dhe mutezilet, të gjithë këta,  e mohojnë shikim  e Allahut nga ana  e besimtarëve. Ata thonë: Allahu nuk shikohet, ngase shikimi ka të bëjë me trupat. E thonë se Allahu nuk është i trupëzuar, prandaj Ai nuk mundet që të shikohet! Pra, ata e mohojnë kategorikisht shikimin e Allahut nga ana e besimtarëve si në dynja ashtu edhe në ahiret.

Po ashtu ka disa njerëz që thonë: Allahu shikohet në dynja e po ashtu edhe në ahiret! Kjo është fjala e disa sufive.

Ndërsa fjala e tretë, dhe kjo është e vërteta, është se Allahu i Lartësuar do të shihet në ahiret. Kanë për ta shikuar Atë banorët  e xhenetit. Ndërsa në këtë botë Ai nuk mundet që të shikohet.” Fjalët në thonjëza janë të shejh Salih el Fauzanit (Allahu e ruajtë!).

Shpërndaje: