Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://youtu.be/6eXnXXFg4-g
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kurani është begatia më e madhe e Allahut mbi ne, pas të dërguarit, dhe ai është në dispozicionin tonë dhe na është lehtësuar leximi i tij.
”Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?” El-Kamar 54:17
Në të kaluarën, dhe ne kemi qenë dëshmitarë atë kohë, kur mus’hafi nuk gjindej përveç se rrallë në dorën e disa njerëzve. Ata e kishin zakon ta huazonin nga njëri tjetri, e huazonin nga njëri tjetri.
Tani dhe hamdi i përket Allahut, raftet janë plotë (me Kurana), xhamitë janë plotë, libraritë dhe zyrat janë plotë. Nuk ka vend vetëm se është një Kuran ose më shumë. Dhe kjo do të jetë argument kundër neve në ditën e kijametit. Prandaj e kemi detyrë që ta respektojmë këtë Kuran, të veprojmë sipas tij, ta duam atë, ta recitojmë ashtu sikurse duhet, ta studiojmë dhe ta mësojmë dhe t’ua mësojmë të tjerëve.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ia mëson atë të tjerëve.” Bukhari