Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bekkeh është Mekkeh

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774h)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/500)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكًا وَهُدًى لِّلْعَالَمِينَ

”Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë1 (Mekke), e bekuar, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.” 2

Bekkeh është një prej emrave të Mekës siq është e njohur. Thuhet se ajo është quajtur kështu për shkak se ajo i bën të padrejtët dhe tiranët që të përkulen (تبك) mbi qafat e tyre në mënyrë që ata të dorëzohen dhe të nënshtrohen kur ata janë atje. Po ashtu thuhet se qyteti quhet kështu për shkak se ata grumbullohen (يتباكون) në të. Katade ka thënë:

”Allahu i ka mbledhur të gjithë njerëzit atje. Gratë falen përpara burrave dhe kjo nuk ekziston askund tjetër. ”

E njëjta gjë është transmetuar nga Muxhahidi, Ikrimeh, Seid bin Xhubejr, Amr bin Shuajb dhe Mukatil bin Hajjan.


1 Emër tjetër për Mekën është Bekkeh sikurse edhe përmendet në Bibël nga profeti Davud/David (alejhi-selam) ku ai thotë:

”Kur kalojnë luginën e Bekkes e dhëndrrojnë atë në një vend burimesh (uji Zem-Zem), dhe shiu i parë e mbulon me bekime.” Psalm 84:6

2 Al-Imran 3:96

Shpërndaje: