Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abortoi dhjetë ditë para Ramazanit

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetuaja nr 20799

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam qenë shtatzënë në muajin e tretë dhe kam bërë abort dhjetë ditë para Ramazanit. Kur filloi Ramazani, unë ende kisha gjakderdhje si pasojë e abortit por agjërova duke supozuar se gjaku ishte vetëm istihadah pasi që muaji i tretë i shtatzënisë nuk kishte përfunduar. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Së pari, aborti nuk lejohet përveç në rastin e domosdoshëm që duhet të vendoset nga një komision i besueshëm mjekësor të cilët japin një gjykim të saktë. Kjo është për shkak se mbrojtja dhe ruajtja e shtatzënisë në Islam është një domosdoshmëri.

Së dyti: agjërimi juaj pas abortit gjatë gjakderdhjeve nuk është i vlefshëm në qoftë se ju keni qenë shtatzënë për 81 ditë ose më shumë për shkak se gjaku në këtë rast është gjak i lindjes. Prandaj ti duhet të kompensosh ditët që ke agjëruar gjatë Ramazanit gjatë gjakderdhjeve. Por në qoftë se nuk ke kaluar 81 ditë të shtatzënisë, agjërimi jujaj konsiderohet të jetë i vlefshëm.

Shpërndaje: