Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligerata: Sherh Umdat-il-Fikh (7)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–15041434.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë e udhëhoqa namazin dhe harrova të them tekbirin me zë para rënies në ruku. E thashë atë në heshtje. Pastaj mu kujtua se isha duke e udhëhequr namazin, pas së cilës e thashë atë me zë të lartë në ruku. Pas dhënies selam bëra suxhud-us-sehu. A kam vepruar drejt?
Përgjigje: Në qoftë se e ke thënë me zë të lartë në mënyrë që xhemati të dëgjojnë, kështu që është në rregull. Ti nuk ishe i obliguar që të bësh suxhud-us-sehu. Kjo është detyra juaj që të dëgjojnë xhemati në mënyrë që ata të zbresin në ruku me ty. Ti e ke bërë detyrën tënde dhe nuk ishe i detyruar që të bësh suxhud-us-sehu. Kjo i përket plotësimit së udhëheqjes në namaz.