Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bëri zina në një vend ku gjykohet me ligje jo Islame

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. 17743

Kryetarë: Bin Baz

Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Anëtar: Salih el-Feuzan

Anëtar: Abdul-Aziz Al esh-Shejkh

Anëtar: Bekr Ebu Zejd

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 4: Është një musliman i cili jeton në Gana që është një vend i nasarave “të krishterëve” që nuk i përmbahet vendimeve të Islamit. Ky njeri bëri zina. Kështu, ai meritonte hadin (dënimin e caktuar për shkeljen e ligjit të Allahut). Ai i kërkoi muslimanëve që jetojnë atje për të zbatuar vendimin e sheriatit (ligjin islamik) mbi të. Megjithatë, qeveria atje ndalon gjykimin me ndonjë ligj tjetër përveç ligjeve të nasarave “të krishterëve”. Cili është vendimi mbi atë person? A e ka shlyer kështu mëkatin e tij apo jo? Ai ju dorëzua dënimit. Megjithatë, atij ju mohua.

Përgjigje: Nëse një person bënë zina, ai duhet të pendohet sinqerisht dhe të fsheh veten nëse Allahu e fsheh atë, nuk duhet të kërkojnë që ndëshkimi të zbatohet ndaj tij. Është vetëm pushtetari musliman, ose zëvendësit i tij, të cilët mund të aplikojnë ndëshkimin. Ndalohet që muslimanët të ndërmarrin këtë punë, pasi ajo çon në anarki dhe sprova.

Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.

Shpërndaje: