Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja dhikr gjatë prezentimit në mësim

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (4), min: 56.31

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë për personin që është ulur në mësim si ky, që të bëjë dhikr apo të hesht?

Përgjigje: Pse është ulur në këtë mësim? Për të bërë dhikrin e tij apo për të përfituar nga dija?

Pyetësi: Për të përfituar nga dija, por ai gjithashtu dëshiron të përfitojë nga përmendja e Allahut (Azze ue Xhel).

Përgjigje: Ti duhet të ke dëgjuar fjalën e Allahut (Te ala):

مَّا جَعَلَ اللَّهُ لِرَجُلٍ مِّن قَلْبَيْنِ فِي جَوْفِهِ

“Allahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu.” 33:4

Ose zemra e tij është me diturinë ose me dhikrin. A mund të imagjinosh një person duke e dëgjuar Shejkhun ndërsa njëkohësisht bënë kështu me tespitë e tij? Ky nuk është dhikr. Kjo është e kotë. Ose ai nuk mund ta kuptojë mësimin. Pra, ai duhet të mjaftohet me dijen.

Shpërndaje: