Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja pas hatmes së Kuranit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqu-%2020-08-1435.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është transmetuar se Enes bin Malik -radijAllahu anh- pasi që e bëri hatme Kuranin, e tuboi familjen e tij (për t’u lutur), si bëhet kjo dhe a lejohet që të pranishmit t’i ngrehin duart dhe të thonë amin?

Përgjigje: Po, të prezantojnë në hatmen e Kuranit dhe në lutje është gjë e mirë sepse kështu e arrijnë shpërblimin e hatmes së Kuranit, dhe selefët e bënin këtë, tuboheshin kur dikush prej tyre e bënte hatme Kuranin.

Shpërndaje: