Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e dhikrit me zë pas namazit farz

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është sunnet ngritja e zërit gjatë bërjes dhikër pas përfundimit të namazit, apo jo?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se është sunnet bërja e dhikrit me zë pas namazit. Është fjala për dhikrin sipas sunnetit. Këtë veprim e gjejmë që nga koha e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe nga koha e sahabeve të tij. Kurse fëmijët dhe të vegjlit e kuptonin se namazi ka përfunduar kur i dëgjonin të tjerët duke bërë dhikër me zë, ashtu siç edhe transmetohet nga thënia e Ibnul-Abasit (radija-Allahu anhuma).


Sqarim: Të mos kuptohet këtu se dhikri duhet të bëhet kolektiv siq bëhet tek ne në trojet shqiptare, por dhikri bëhet në vetvete por duke ngritë zërin pakëz.

Shpërndaje: