“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e sa’it para tavafit gjatë umres

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimk: Likaati ma’a esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tajjar (2/58)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për të bërë sa’i para bërjes tavaf kur ta bëjmë umren?

Përgjigje: Disa nga selefët e kosnideronin këtë të lejuar, por ky nuk duket të jetë mendimi i saktë. Mendimi i saktë është se nuk lejohet të bëhet sa’i para tavafit kur ta bënë umren dhe se kjo lejohet të veprohet vetëm gjatë haxhit.

Pyetje: Ai që ka vepruar kështu, a duhet ta përsëris atë?

Përgjigje: Po, ai duhet ta përsëris atë, ky veprim lejohet vetëm gjatë haxhit.

Shpërndaje: