Alameh Muhammed Aman Ibn Ali El-Xhami (v. 1416)
Sherh Shurut-is-Salah, fq. 135
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- transmeton se profeti ﷺ ka thënë:
“Jam urdhëruar që të bëj sexhde me shtatë pjesë të trupit; me ballë, dhe tregoi me gisht hundën, me dy duart, me dy gjunjët dhe me gishtat e këmbëve, si dhe të mos i përvesh rrobat dhe të mos i mbledh flokët.”
Transmeton Bukhari (812) dhe Muslimi (490).
Një tjetër gjë që duhet të theksohet është se gjatë sexhdes, gishtërinjtë duhet të jenë të vendosur në drejtim të kiblës. Disa njerëz e lënë pas dore këtë dhe posaçërisht në sexhden e dytë. Si pasojë ata i lënë këmbët sikurse ato ishin kur ata u ulën në mes të dy sexhdeve; ata të ulen në anët e sipërme të këmbëve. Një sexhde e tillë është e pavlefshme. Nëse një sexhde nuk kryhet në një nga pjesët e shtatë pjesëve të trupit, ajo sexhde konsiderohet e pavlefshme. Dhe në qoftë se sexhdja është e pavlefshme, atëherë edhe namazi është i pavlefshëm. Disa njerëz janë të pakujdesshëm lidhur me këtë. Kjo është një çështje serioze ndaj së cilës duhet pasur kujdes, dhe prandaj duhet vepruar në mënyrë të saktë. Robi është i obliguar që t’i kryej veprimet në mënyrë të saktë, dhe në veçanti veprimin që e afron tek Allahu. Është më e rëndësishme që t’i kryej farzet në mënyrë më të saktë të mundur sesa t’i kryej dhe të kujdeset për vepra nafile.
Imam Albani thotë në lidhje me mledhjen e flokëve gjatë namazit në librin e tij ”Forma e namazit”: Me sa duket ky gjykim vlen vetëm për burrat e jo për gratë, të cilën Sheukani e transmetoi nga Ibn-ul-‘Arabi.