Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e varrezës vendkalim apo vend për të ndenjur

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmim (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/203)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për ta bërë varrezën vendkalim apo vend për të ndenjur?

Përgjigje: Nuk lejohet që një varrezë muslimane të bëhet vendkalim apo si vend për të ndenjur. Profeti ﷺ ka ndaluar të ulurit mbi varre dhe ka thënë:

“Të ulet ndonjëri prej jush në gacën e zjarrit e t’i digjen rrobat deri në atë masë sa t’i digjet edhe lëkura është më mirë për të sesa të ulet mbi varr.

Transmeton Muslimi (971).

Është obligim që të hiqen vendkalimet përmes varrezave dhe që varrezat e muslimanëve të respektohen.

Shpërndaje: