Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja marrëdhënie intime gjatë periudhës menstruale së gruas  

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr. 4449
Kryetarë: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdurr-Rrazak Afifi
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 2: Cili është vendimi për një person që ka pasur marrëdhënie intime me gruan e tij shumë herë gjatë një periudhe menstruale? Ju lutemi këshilloni në detaje.

Përgjigje: Burrit i ndalohet të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë periudhës së saj së menstruacioneve. Kushdo që bën këtë duhet të paguajë kefareh (shlyerjen duke dhënë një dinar ose një gjysmë dinari për bamirësi) për çdo herë që ai ka kryer këtë mëkat, madje edhe gjatë një periudhe menstruale.

Shpërndaje: