Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Likaati ma esh-shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tajjar (1/124)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person i cili bartë një fëmijë gjatë kohës kur ai bën tavaf dhe ky fëmijë nuk është temjiz (nuk e ka arritur moshën kur mund të bëjë dallimin mes të gjërave të ndryshme), a mjafton që babai të bëjë tavaf për të?
Përgjigje: Mendimi më i saktë sipas meje është se nuk lejohet të bëhet një tavaf i vetëm me dy qëllime njëkohësisht, për vete dhe për një fëmijë. Në vend të kësaj ai duhet të bëjë një tavaf për vete dhe një tavaf për fëmijën.