Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Likaati ma esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tajjar (1/124)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një person i cili bartë një fëmijë gjatë kohës kur ai bën tavaf dhe ky fëmijë nuk e ka arritur moshën temjiz (mosha në të cilën mund të bëjë dallimin në mes të gjërave të ndryshme), a mjafton që babai të bëjë tavaf për të?
Përgjigje: Mendimi më i saktë sipas meje është se nuk lejohet të bëhet një tavaf i vetëm për veten dhe për një fëmijë me dy qëllime njëkohësisht. Në vend të kësaj duhet të bëhet një tavaf për bartësin e fëmijës dhe një tavaf për fëmijën.