Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja një teslim (selam në namaz) është obligim

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/629)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

316 – Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të bënte një selam.”

Transmetuar nga Tabarani në “el-Mu’xhem el-Eusat” (2/42/1): Muadhi na tregoi: Abdullah bin Abdil-Vehabi na tregoi: Abdul-Vehab bin Abdil- Mexhid eth-Thakafi na tregoi, prej Humejdit, nga Enesi.

Në tërësi hadithi është autentik dhe është hadithi më autentik që është transmetuar në lidhje me dhënien një teslim në namaz. El-Bejhaki përmendi disa hadithe. Në parim, të gjitha kanë dobësi, por ato forcojnë këto. Pas kësaj, el-Bejhaki:

“Është transmetuar se disa sahabi jepnin vetëm një teslim (selam). Ky është një mospajtim i lejuar, dhe kufizim në atë që lejohet më së paku.”

Tirmidhiu përmendi gjë të ngjashme në lidhje me sahabët dhe tha:

“Esh-Shafi’i ka thënë: “Nëse ai dëshiron të jep vetëm një teslim, ai e bën, dhe në qoftë se ai dëshiron të jep dy teslime, ai e bën këtë.”

Të jepet vetëm një selam është i detyrueshëm, sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Çelësi i namazit është pastrimi, fillimi i tij është tekbiri i parë, ndërsa përfundimi i tij është dhënia e selamit.”

Transmeton Ebu Daudi (618), Tirmidhi (3), Ibn Maxheh (275), Shafei (1/34), Ebi Shejbeh (1/208) dhe Ahmedi (1006). Autentik sipas el-Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (55)”.

Dy teslime janë sunnet. Bazuar në këtë hadith është e lejuar për të thënë vetëm një teslim ndonjëherë.

Shpërndaje: