Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja selfie në harem është mëkat më i rëndë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohët e fundit shumë gra vijnë me kamera për t’u fotografuar në xhaminë e shenjtë (në Mekë). Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Kjo është haram dhe nuk lejohet. Profeti ﷺ i mallkoi ata që bëjnë imazhe dhe na tregoi se ata do të pësojnë dënimin më të rëndë në ditën e gjykimit. Dhe tha se ata janë njerëzit më të padrejtë.

Allahu te ala ka thënë: ”Kush është më mizor se ai që dëshiron të krijojë sikurse krijimi Im? Bukhari (5953), (7559) dhe Muslimi (2111).

Do të thotë ata që bëjnë imazhe.

Pra nuk i lejohet as grave, e as burrave që të bëjnë imazhe në xhaminë e shenjtë. Ky veprim në xhaminë e shenjtë është mëkat më i rëndë sepse mëkatet peshojnë më shumë aty, Allahu na ruajt! Nuk lejohet bërja e imazheve në përgjithësi, kudo, ndërsa në xhaminë e shenjtë është mëkat më i rëndë sepse mëkatet në të peshojnë më rëndë se kudo tjetër.

”…dhe kushdo që përpiqet të bëjë ndonjë të keqe apo ndonjë mëkat aty (në xhaminë e shenjtë në Mekë), Ne do ta bëjmë që të shijojë një ndëshkim të dhimbshëm.” El-Haxh, 22:25

Nëse njeriu synon të bëjë padrejtësi në xhaminë e shenjtë, të bëjë padrejtësi dënohet, atëherë si qëndron çështja nëse mëkaton në të vërtetë? Pra kjo nuk lejohet. Ai burrë apo ajo grua që e bëjnë këtë duhet të pendohen tek Allahu, të ndalen nga fotografimi, t’i grisin fotografitë dhe të shkatërrojnë kamerën. Kamera është e ndaluar dhe nuk lejohet të merret me vete.

Shpërndaje: