Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
El-Istihza bid-Din, fq 209
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Të bërit shaka sunnetet dhe urdhrat e fesë është çështje shumë serioze. Disa njerëz dhe veçanërisht ata që janë të injorantët zakonisht bëjnë shaka dhe tallen mes vete. Ata mune të tallen edhe me fenë vetë apo me njerëzit fetarë, duke thënë se “kjo është fe shumë e ashpër” ose se “Islami është fe e vështirë”, e fjalë të tjera të ngjashme.
Ai që shprehet në këtë mënyrë dhe në mënyra të ngjashme, ai del nga Islami edhe nëse ai falet ditë e natë, apo edhe nëse agjëron gjatë tërë vitit. Ai i cili shprehet në këtë mënyrë duke bërë shaka dhe me nënçmim, ai është femohues dhe renegat (i dalë nga feja). Nëse ai nuk pendohet sinqerisht tek Allahu për këtë vepër, atëherë ai nuk është duke jetuar si musliman (nuk konsiderohet musliman). Në këtë hyjnë edhe talljet me ndonjë nga emrat e Allahut -azze ue xhel-, me cilësitë e Tij, me namazin, sadakanë, zekatin, agjërimin, haxhin ose me çfarëdo gjëje nga sunneti i të dërguarit të Allahut ﷺ.
Shembull i qartë është tallja me diçka të vërtetuar nga profeti ﷺ, si misvaku, rritja e mjekrës, shkurtimi i mustaqeve dhe çdo formë tjetër adhurimi, çfarëdo qoftë. Nuk ka rëndësi nëse adhurimi është i rekomanduar apo i detyrueshëm; edhe tallja me një veprim të rekomanduar e nxjerr personin nga feja sepse ai po tallet me fenë e Allahut -azze ue xhel-.