Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja tavaf për personin me aftësi të kufizuara

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Mesail el-imam Ibn Baz, pyetur Abdullah bin Mani el-Utejbi (1/134)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që dikush të bëjë tavaf për dikë tjetër i cili nuk është i aftë për të bërë tavaf?

Përgjigje: Nuk na ka arritur asgjë lidhur me këtë (d.m.th. hadithe ose transmetime nga sahabët). Tavafi është gjithashtu një lloj lutje dhe askujt nuk i lejohet të falet për dikë tjetër. Në vend të kësaj personi që nuk është në gjendje të bëjë tavaf duhet të bartet (rreth Qabes që ta bëjë tavafin).

Shpërndaje: