Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Tuhfetul-Muxhib, fq.104
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Është konfirmuar se profeti salAllahu alejhi ue selem i bëri tehnik (përtypet një copë hurme dhe futet në gojën e foshnjës së porsalindur) Abdullah bin Talhas, vëllait të Enes bin Malikut.
A është ky tehnik specifik për profetin salAllahu alejhi ue selem, apo kjo vepër është e përgjithshme për të gjithë ata prej të cilëve shpresohet bekimi?”
Përgjigje: “Bekim është ajo kur një person posedon mirësi nga ana e Allahut dhe nuk ka dyshim se kjo ka ekzistuar në profetin salAllahu alejhi ue selem.
Gjithashtu,në njerëz të tjerë të mirë, e shpresojmë të arrihet bekimi përmes tehnikut të tyre.
Për këtë arsye, nuk ka problem nëse shkon tek një njeri i mirë që e ka mësuar përmendësh Kuranin, apo tek dikush tjetër, që ai t’i bëjë tehnik fëmijës së mitur.”