Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja tekbir gjatë sexhdes së leximit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhuddah (26 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet thënë tekbir për sexhden e leximit në namaz?

Përgjigje: Nuk ka asnjë hadith që tregon se profeti ﷺ bënte tekbir para sexhdes së leximit kur lexonte suren Sexhde në ditën e xhuma ose në ndonjë namaz tjetër. Megjithatë, është transmetuar autentikisht nga Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) se ai ka bërë tekbir në lidhje me sexhden e leximit në namaz. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se nuk është problem që të thuhet tekbir dhe sidomos sot kur njerëzit nuk dinë asgjë tjetër përveç tekbirit.

Nëse imami falet në një xhami ku njerëzit e asaj xhamie e njohin sunnetin dhe kujdesen për sunnetin, ai bën sexhde pa bërë tekbir. Dhe nëse ai është në një xhami të përgjithshme, ai e ka si shembull Abdullah bin Mesudin.

Shpërndaje: