Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në disa vende bëhet Tekfir mbi disa pushtetarë. Nganjëherë disa shokë flasim se a është një pushtetarë i veçanta kafir apo jo. Shembull i kësaj është Bashar el-Asadi. Disa thonë se ai është kafir ndryshe nga të tjerët. Është një hadith i cili thotë se:
العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة
“Dallimi në mes neve dhe atyre është namazi.”
Ndonjëherë ne mund të shohim në tv Bashar el-Asadin duke u falur. A është Bashar el-Asadi kafir apo jo duke pasur parasysh se ju jeni një autoritet zyrtar?”
Përgjigjja: “Vëlla i ndershëm, Allahu nuk të ka ngarkuar me detyrën që të merresh me të folurit ndaj njerëzve dhe tekfirin. Allahu nuk të ka ngarkuar ty me këtë përgjegjësi.
Këshilloj shokët e tu që të mos merren me këto çështje. Këto çështje janë të rrezikshme. Ndërsa kjo nuk është vepër që u takon juve. Tekfir mbi njerëzit duhet të bëhet vetëm me prova, dhe janë dijetarët me dije të thellë që merren me këtë atëherë kur është nevoja. Përndryshe kjo nuk lejohet të jetë temë e bisedës nëpër ndeja dhe të lejohet të merren njerëzit me të tilla gjëra. Sepse kjo është një sprovë e rëndë.”