Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Uthejmin në lidhje me besatimin ndaj një udhëheqësit të një grupi islamik

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (6)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cilat janë kushtet e besatimit (el-bej’ah) dhe cili është gjykimi për t’iu besatuar një personi të panjohur?

Përgjigje: Kushtet e besatimit?

Pyetësi: Kushtet e besatimit siç e gjejmë tek disa grupe të ndryshme.

Përgjigje: Besatimi i cili ekziston tek disa grupe-xhemate, është mëkat dhe akt i devijuar. Ky veprim do të thotë secili njeri ka dy liderë, dy sundimtarë. Lideri suprem është ai që qeveris vendin dhe lideri tjetër ky që po i jep besatimin. Kjo gjë gjithashtu shpie në veprim edhe më të ligë dhe ajo është rebelimi kundër pushtetarëve, gjë që shkakton vrasje dhe shkatërrim pronash e gjëra të tjera që i di vetëm Allahu.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjen e udhëheqësit gjatë udhëtimit, është Sunnet që kur të udhëtohet në grup, të ketë një udhëheqës.

Shpërndaje: