Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besëtytnia kundërshton teuhidin

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Kaulul-Mufid ‘Ala Kitabit-Teuhid (1/559)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Besëtytnia bie ndesh me teuhidin në dy këndvështrime:

1. Personi që ndikohet nga besëtytnia nuk mbështetet tek Allahu. Ai e zhvendos mbështetjen e tij tek diçka tjetër përveç Allahut.

2. Personi që ndikohet nga besëtytnia lidhet me shkaqe të pavërteta, madje shpesh imagjinare dhe fantaza. Çfarë ka të bëjë një faktor i tillë me atë që ndodh në realitet?

Nuk ka asnjë dyshim se kjo është mangësi në teuhid sepse teuhidi është adhurim dhe kërkim i ndihmës.

Allahu -te ala- thotë:

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” El-Fatiha, 1:5

Dhe thotë Allahu:

“Adhuroje Atë dhe mbështetu tek!” Hud, 11:123

Pra besëtytnia është e ndaluar dhe siç u tha, ajo e kundërshton teuhidin.

Personi që ka besëtytni mund të bjerë në njërën nga këto dy gjendje:

1. Ai i përgjigjet besëtytnisë dhe i braktis veprat për shkak të saj. Ky është lloji më i rëndë i besëtytnisë dhe pesimizmit.

2. Ai vepron por me brengë, frikë dhe ankth se besëtytnia mund të ndikojë. Ky është më i lehtë se i pari.

Pot të dyja gjendjet tregojnë për mangësi në teuhid dhe janë të dëmshme për robin.

Bëj atë që duhet, mbështetu tek Allahu -azze ue xhel- dhe mos ki mendime të këqija për Të!

Shpërndaje: