Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi duhet të studiohet në hollësi

Alameh Rabin bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: El-Lubab, fq. 17-18

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ne duhet t`i mësojmë bazat e besimit me një mësim të hollësishëm, në mënyrë që t`i njohim grupacionet të cilat i kanë kundërshtuar këto baza, në mënyrë që të mos biem në ato gjëra që ato kanë rënë prej bidateve dhe humbjeve.

Ne duhet të dimë menhexhin (metodologjinë) e Ehli-Sunnetit (Allahu i mëshiroftë!), duhet të dimë bazat e tyre dhe duhet të dimë besimet e tyre, në mënyrë që të largohemi nga ato gjëra që e kundërshtojnë atë (besimin e Ehli-Sunnetit), sikurse janë bidatet që të çojnë në kufër, bidatet në vepra, gabimet dhe devijimet. Duhet t`i dimë këto gjëra që të arrimë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe në mënyrë që të afrohemi tek Allahu i Lartësuar me akiden (besimin) e saktë, me adhurimet e sakta, me vepra të sakta, me moral të mirë dhe me (fikhun) të kuptuarin korrekt dhe të shëndoshë.

Këto çështje o vëllezër duhet që patjetër t`i mësojmë. Për këto çështje janë shkruar shumë libra. Ky është hadithi i Xhibrilit për të cilin janë shkruar shumë libra, Allahu iu dhëntë bereqet!

Studiojini këto baza dhe këto libra të cilat janë shkruar rreth tyre (shtyllave të islamit).

Shpërndaje: