Imam Ebul-Kasim Hibatullah bin el-Hasan el-Lalaka’i (v. 418)
Burimi: Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah (1/151)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Transmetimet nga ajo që është transmetuar nga Selefët në lidhje me besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe nxitjes që ai të ruhet brez pas brezi.
Besimi i Ebu Abdil-lah Sufjan bin Seid eth-Thaurit (radijAllahu anh)
314 – Sufjan Sufjan eth-Theuri ka thënë:
Kurani është fjala e Allahut, e pa krijuar. Filloi prej Tij dhe tek Ai do të kthehet. Ai që thotë ndryshe nga kjo është jobesimtar. “
Besimi i Sufjan bin Ujejnes (radijAllahu anh)
316 – Sufjan bin Ujejneh ka thënë:
“Besimi përbëhet nga dhjetë çështje: ai që i posedon ato ka plotësuar besimin dhe ai që braktis ndonjë prej tyre e ka braktisur besimin:
1 – Pohimi i kaderit.
2 – Përparësia e Ebu Bekrit dhe Umerit.
3 – Besoje pellgun dhe ndërmjetësimin.
4 – Besoje peshoren.
5 – Besoje siratin.
6 – Besimi përbëhet nga fjala dhe vepra.
7 – Kur’ani është fjala e Allahut.
8 – Besoje ndëshkimin në varr.
9 – Besoje ringjalljen në Ditën e Gjykimit.
10 – Mos jeni të prerë për një musliman (se do të hyjë në xhenet apo në xhehnem).
Besimi i Ahmed bin Hanbelit (radijAllahu anh)
317 – Ahmed bin Hanbeli ka thënë:
“Besimi tek ne është: të kapurit për metodologjinë e sahabëve të dërguarit të Allahut ﷺ dhe pasimin e tyre, të shmangurit nga risitë pasi që çdo risi është devijim, të shmangurit nga konfliktet, të shmangurit nga shoqërimi me pasuesit e epsheve dhe të shmangurit nga polemikat rreth fesë.
Besimi tek ne janë transmetimet e të dërguarit të Allahut ﷺ. Sunneti e shpjegon dhe e sqaron Kur’anin. Nuk ka analogji në Sunnet. Ai nuk duhet të krahasohet me asgjë tjetër. Nuk kuptohet me logjikë dhe me epshe. Duhet vetëm pasuar atë dhe duhet braktisur epshet.
Nuk ka analogji në Sunnet. Ai nuk duhet të krahasohet me diçka tjetër. Nuk kuptohet me intelektin dhe me epshe. Duhet vetëm pasuar atë dhe duhet braktisur epshet.
Ka Sunnet që është aq i detyrueshëm sa që ai që e lë një aspekt të tij dhe nuk e pranon atë dhe nuk beson në të përjashtohet nga pasuesit e tij. Prej këtij Sunneti është besimi në kaderin, të mirën dhe të keqen në të, dhe pohimi dhe besimi në hadithet në lidhje me të. Pyetjet si: “Pse?” Dhe “Si?” Nuk duhet të shtrohen. Bëhet fjalë vetëm për të pohuar atë dhe për ta besuar.
Ai që nuk e di shpjegimin e një hadithi që nuk e kupton duhet të ndalet aty, dhe duhet të besojë në të dhe t’i nënshtrohet. Shembuj të haditheve të tilla janë “i sinqerti dhe i besueshmi” dhe hadithet në lidhje me kaderin dhe të gjitha hadithet në lidhje me shikimin në Allahun. Nuk ka rëndësi nëse disa njerëz nuk janë në gjendje ti dëgjojnë ose ndihen keq që t’i dëgjojnë ato. Ai vetëm duhet ti besojë ato dhe nuk duhet të refuzojë madje edhe një germë të vetme prej tyre ose prej ndonjë hadithi tjetër të transmetuar nga transmetues të besueshëm. Ai nuk duhet diskutojë atë me askënd. Ai nuk duhet të mësojë gjëra të kota. Polemikat rreth kaderit, shikimit në Allahun, Kuranit dhe besimeve të tjera refuzohen dhe ndalohen. Ai që e bënë këtë nuk i përket Ehl-us-Sunnetit edhe nëse ai flet përgjatë besimit, përderisa ai nuk braktis polemikat dhe të nënshtrohet dhe t’u besojë transmetimeve.
“Kur’ani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar. Nuk duhet tërhequr nga thënia se ai nuk është i krijuar. Fjala e Allahut nuk është e ndarë nga Ai dhe asgjë nga Ai nuk është krijuar. Unë të paralajmëroj që të bësh polemikë me ata që shpikin në këtë çështje. Ai që thotë se shqiptimi i Kur’anit është krijuar ose ka qëndrim pasiv dhe thotë:
“Nuk e di nëse të folurit është krijuar apo jo – Kur’ani është thjesht fjala e Allahut.”
është një bidatçi si personi që thotë se ai është krijuar. Kur’ani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar.”
Besimi i Ebu Zur’ah er-Rrazit dhe Ebu Hatimit
321 – Ebu Muhammed Abdul-Rahman bin Ebi Hatim ka thënë:
“E pyeta babain tim dhe Ebu Zur’ah në lidhje me besimin e Ehl-us-Sunnetit në lidhje me bazat fetare dhe se cili ishte besimi i dijetarëve, që ata kanë takuar në tërë botën dhe çfarë ata dy mendoni rreth saj. Ata thanë:
“Kemi takuar dijetarët në Hixhaz, Irak, Sham dhe Jemen dhe besimi i tyre ishte:
1 – Besimi përbëhet nga fjala dhe veprat, ngritët dhe bie.
2 – Kur’ani është fjala e Allahut dhe nuk është krijuar në asnjë mënyrë.
3 – Kaderi, e mira dhe e keqja e tij, janë nga Allahu (azze ue xhel).
4 – Njerëzit më të mirë të këtij umeti pas profetit të tyre ﷺ janë Ebu Bekr es-Siddiku, Umer bin El-Khattabi, Uthman bin Afani dhe Ali bin Ebi Talibi. Ata janë kalifët e drejtë dhe të udhëzuar.
5 – Dhjet personat të cilët i dërguari i Allahut ﷺ i përmendi me emra dhe ua pohoi xhenetin është e vërtetë.
6 – Të gjithë thanë gjithashtu se Allahu (azze ue xhel) është mbi arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij. Kështu Ai e ka përshkruar Veten e Tij në librin e Tij dhe nëpërmjet të dërguarit të Tij ﷺ. Kjo nuk duhet të imagjinohet. Ai përfshin gjithçka me dijen e Tij:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”1
7 – Allahu (tabarak ue te ala) do të shihet në jetën e ardhshme. Banorët e xhenetit do ta shohin Atë me sytë e tyre dhe do të dëgjojnë fjalën e Tij sikurse Ai dëshiron.”2
Besimi i Ebu Xha’far Muhammed bin Xherir et-Tabarıut
325 – Ebu Xha’fer Muhammed bin Xheriri ka thënë:
“Kur është fjala për dijen dhe besimin e një personi, mjafton që ai t’i përmbahet fjalëve të Allahut (azze ue xhel):
قُلِ ادْعُواْ اللّهَ أَوِ ادْعُواْ الرَّحْمَنَ أَيًّا مَّا تَدْعُواْ فَلَهُ الأَسْمَاء الْحُسْنَى
Thuaj: ”Thërrisni: Allah ose thërrisni Er-Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit.”3
وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا
”Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to.”4
Ai duhet ta dijë se Zoti i Tij është Ai që është ngritur mbi arsh. Atij i përket çdo gjë që qiejt bartin dhe çdo gjë që toka bartë dhe gjithçka në mes tyre dhe çdo gjë që toka fsheh. Ai që thotë diçka tjetër ka humbur, ka devijuar dhe është shkatërruar.
O njerëz! Le të njoftojë i pranishmi atë që mungon se unë e adhuroj Allahun me këtë që ua përmenda dhe ua sqarova juve. Ai që thotë diçka për mua ose i shton fjalëve të mia ose pretendon se unë kam një mendim tjetër është gënjeshtar shpifës, që nxitë në të keqen, që meriton të goditet nga zemërimi i Allahut. Le të goditen nga zemërimi dhe mallkimi i Allahut në të dyja jetët.”5
1 42:11
2 Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema´ah (1/197-198).
3 17:110
4 7:180
5 Sarih-us-Sunneh, fq. 51