Imam Shems-ud-Din bin Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ixhtima‘ul-Xhujush El-Islamijeh ‘ala Ghazu-il-Mu’attilah Uel-Xhehmijeh, fq. 138–140
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: “Hanefitë e kanë një libër të njohur me emrin ‘El-Fikh El-Ekber’, të cilin e transmetojnë nga Ebu Muti‘ El-Hakem bin Abdullah El-Belkhi, ku ai ka thënë: “E pyeta Ebu Hanifen se cili është të kuptuarit më të madh në fe.
Ai tha: ”Mos e akuzo askënd me kufër dhe mos e nxirr askënd nga feja.
Urdhëro në të mirë dhe ndalo nga e keqja. Dije se ajo që të ka goditur nuk ka mundur të të mos godasë dhe se ajo që nuk të ka goditur nuk ka mundur të të godasë.
Mos u distanco nga asnjëri prej shokëve të të dërguarit të Allahut ﷺ dhe mos i duaj vetëm disa prej tyre. Çështjen e Uthmanit dhe Aliut lërja Allahut -azze ue xhel-.
Ebu Hanife ka thënë: “Fikhu më i mirë është teuhidi është më e mirë sesa shkenca. Që njeriu të dijë sesi ta adhurojë Zotin e tij është më e mirë sesa të ketë dije të shumta të çështjeve të kësaj bote).”
I thashë: “Më trego cili është fikhu më i mirë në fe.”
Ai u përgjigj: “Që njeriu të mësojë besimin, dispozitat, rekomandimet, ligjet dhe mospajtimet e dijetarëve.”
Ai përmendi çështje që lidhen me besimin dhe kaderin dhe i refuzoi kaderitë në mënyrë të bukur, gjë që nuk lidhet me temën që po trajtohet këtu.
Pastaj u pyet: “Çfarë thua për atë (kharixhiun) që urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja, pas së cilës ai fiton pasues? A e lejon këtë?”
Ai u përgjigj: “Jo.”
I thashë: “Përse jo? Allahu e ka urdhëruar të dërguarin e Tij ﷺ që të urdhërojë në të mirë dhe të ndalojë nga e keqja. Kjo është obligim.”
Ai u përgjigj: “Kjo që thua është e vërtetë. Mirëpo ata shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi kur derdhin gjakun e muslimanëve dhe e bëjnë të lejuar atë që është e ndaluar.”
Pastaj ai përmendi luftimin kundër khauarixhëve dhe rebelëve, derisa përmendi qëndrimin e Ebu Hanifes në lidhje me personin që thotë:
“Unë nuk e di nëse Zoti im është mbi qiell apo në tokë.”
Ai tha: “Ky person ka bërë kufër (ka dalur nga feja) sepse Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron.” Taha, 20:5
Froni i Tij është mbi shtatë qiejt.”
I thashë se personi thotë se Allahu është ngritur mbi fron (arsh) por ai nuk e di nëse froni është mbi qiell apo në tokë.
Ai tha: “Nëse ai e mohon se Allahu është mbi qiell, atëherë ka bërë kufër, sepse Ai -te ala- është më më së larti (mbi çdo gjë). Atij i drejtohet lutja nga poshtë, e jo nga lart.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “E pyeta Ebu Hanifen për atë që thotë:
”Unë nuk e di nëse Zoti im është mbi qiell apo në tokë.”
Ai tha: “Ky person ka bërë kufër sepse Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron.” Taha, 20:5
Froni i Tij është mbi shtatë qiejt.”
I thashë: “Ai në të vërtetë thotë I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron por nuk e di nëse froni është në tokë apo mbi qiell.”
Ai tha: “Nëse ai e mohon se Allahu është mbi qiell, atëherë ai ka bërë kufër.”
Ky qëndrim i Ebu Hanifes është i njohur te pasuesit e tij. Ai që qëndron pasiv në këtë çështje dhe thotë se nuk e di nëse Zoti i tij është mbi qiell apo në tokë është kafir sipas Ebu Hanifes.
Atëherë çfarë thuhet për personin që e mohon këtë drejtpërdrejt dhe thotë se Allahu nuk është mbi qiell, ose se Allahu nuk është as mbi qiell e as në tokë?
Ebu Hanife u argumentua me fjalët e Tij -te ala- :
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron.” Taha, 20:5
Dhe tha:
Froni i Tij është mbi shtatë qiejt.”
Ai sqaroi se fjalët e Allahut -te ala-:
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron.” Taha, 20:5
Sqarojnë se Allahu është mbi qiej, mbi fron, dhe se ngritja mbi fron dëshmon se Vetë Allahu është mbi fron.
Pastaj ai e vazhdoi argumentimin e tij duke e konsideruar kafir atë që e pohon ngritjen e Tij mbi fron, por qëndroi pasiv në lidhje me atë që thotë se nuk e di nëse froni është mbi qiell apo në tokë, dhe tha: “Nëse ai e mohon se Allahu është mbi qiell, atëherë ai ka bërë kufër sepse Ai –te‘ala– është më i Larti (mbi çdo gjë). Atij i drejtohet lutja nga poshtë, e jo nga lart.”
Këtu Ebu Hanife e bëri të qartë se ai që mohon se Allahu është mbi qiell është kafir. Ai argumentoi gjithashtu se Allahu është më së larti (mbi çdo gjë) dhe se Atij i drejtohet lutja nga poshtë, e jo nga lart.” El-Hamauijeh, fq. 36-38.