Imam Shems-ud-Din bin Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ixhtima‘ul-Xhujush El-Islamijeh ‘ala Ghazu-il-Mu’attilah Uel-Xhehmijeh, fq. 140–141
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E njëjta gjë vlen edhe për pasuesit e tij, siç ishin Ebu Jusufi dhe Hisham bin Ubejdullah Er-Rrazi. Me zinxhirët e tyre të transmetimit, Ibn Ebi Hatimi dhe Shejkh-ul-Islami transmetuan këtë nga Hisham bin Ubejdullahu i cili ishte pasues i Muhamed bin El-Hasenit dhe gjykatës në Rej:
“Një burrë ishte burgosur për shkak se kishte akiden e xhehmive. Pas një kohe ai ishte penduar. E sollën para Hisham bin Ubejdullahut për ta testuar.
Ai i tha: ”A dëshmon se Allahu është mbi fronin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij?”
Ai tha: ”Nuk e di se kush është i ndarë nga krijesat e tij.”
Atëherë Hishami tha: ”Kthejeni në burg. Ai nuk është penduar.”
Më tutje, në lidhje me thëniet e Ehlul-Hadithit, do të përmendet edhe thënia e Et-Tahauiut.