Të marra nga burime dhe autorë të ndryshëm shiitë
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Këtu paraqiten disa nga fjalët e rafidave-shiave lidhur me Kuranin dhe disa prej ajeteve të tij. Këto janë vetëm disa nga devijimet e shumta që ata kanë në këtë aspekt. Qëllimi ynë është t’iu tregojmë se rafidat nuk besojnë në Kuranin që gjendet në duart tona, madje e konsiderojnë atë të mangët dhe të shtrembëruar. Allahu ua dhëntë atë që meritojnë!
1. Imam Bakir thotë: “Vetëm një gënjeshtar pretendon se ai ka grumbulluar Kuranin ashtu siç ishte shpallur. Vetëm Ali bin Ebi Talib dhe imamët pas tij grumbulluan dhe e nxënë përmendësh Kuranin ashtu siç ishte shpallur.” Usul-Kafi 1:228.
2. Një transmetues i besueshëm rrëfen se një njeri lexoi Kuran në praninë e Imam Xha’ferit. Ai tha se gjatë leximit të tij dëgjoi disa ajete që ndryshonin nga leximi i njohur i njerëzve të tjerë.
Atëherë imam Xha’feri iu drejtua atij që po lexonte dhe i tha: “Mos lexo në këtë mënyrë! Lexo ashtu siç lexojnë njerëzit derisa të vijë Mehdiu. Kur të vijë Mehdiu, ai do ta lexojë Kuranin sipas shpalljes së tij origjinale dhe do të nxjerrë në pah Kuranin që e grumbulloi Aliu.” Ibid 2:622.
3. Allahu -te ala- thotë:
“Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).” Ali Imran, 3:33
Ali bin Ibrahim El-Kumi, një nga komentuesit e hershëm shiitë të Kuranit e komentoi këtë ajet duke thënë: “Në këtë ajet, pas fjalëve ‘familjen e Imranit’ ka qenë edhe shprehja ‘familjen e Muhamedit’, por ata (domethënë sahabët) e hoqën shprehjen ‘pasardhësit e Muhamedit’ nga teksti origjinal.” Tefsir El-Kummi, fq. 308.
4. Allahu -te ala- ka thënë:
“Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë por ai harroi sepse nuk ishte i vendosur.” Ta Ha, 20:115
Është transmetuar se Imam Xha’feri ka thënë se ky ajet është shpallur në këtë formë:
“Ne bëmë më parë besëlidhje me Ademin me disa fjalë rreth Muhamedit, Aliut, Fatimes, Hasanit, Husejnit dhe imamëve -paqja qoftë mbi ta- nga pasardhësit e tyre por ai harroi sepse nuk ishte i vendosur.”
Xha’feri tha: “Betohem në Allahun se këto janë fjalët e vërteta që i janë shpallur Muhamedit.” Usul El-Kafî, 1/416.
5. Allahu -te ala- thotë:
“Pastaj pas këtyre do të vijë një vit plot shi për njerëzit, vit në të cilin ata do të shtrydhin (rrush, etj.).” Jusuf, 12:49
Në Tefsirin e El-Kumit transmetohet nga imam Xha’feri se një person e lexoi këtë ajet në praninë e Aliut.
Aliu tha: “Çfarë do të shtrydhin? Verë?
Personi e pyeti sesi duhet lexuar ajeti.
Aliu u përgjigj: Ajeti është shpallur kështu:
“Pastaj pas këtyre do të vijë një vit për njerëzit në të cilin do të kenë shi me bollëk.”
Domethënë: “Pas viteve të vështira do të vijë një vit në të cilin njerëzit do të përfitojnë begati të shumta për shkak të reshjeve të bollshme.” Tefsir El-Kumi, fq.192.
6. Allahu -te ala- thotë:
“Kjo për shkak se ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre.” Muhamed, 47:9
El-Kumi thotë në tefsirin e tij: “Imam Muhamed El-Bakir ka treguar se Xhibrili e kishte transmetuar këtë ajet në këtë mënyrë:
“Kjo për shkak se ata e urrejnë Aliun, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre.”
Por kufarët (d.m.th. sahabët) e hoqën emrin e Aliut nga Kurani.” Tefsir El-Kumi, fq.192.
7. Allahu -te ala- thotë:
“…dhe bananeve të mbushura me fruta…” El-Uakia, 56:29
Një njeri lexoi këtë ajet në praninë e Aliut.
Aliu tha: “Fjala “talh” (dhe bananeve) nuk është e saktë dhe se në vend të kësaj duhet të lexohet “tal’a”, që do të thotë “hurma”.
Disa personave iu duk e papërshtatshme të mos ndryshohej fjala, por Aliu u përgjigj se nuk ishte koha e duhur për ta bërë këtë sepse kjo do të shkaktonte konfuzion tek njerëzit. Pastaj tha: “Vetëm imam Mehdiu do të ketë mundësi ta rikthejë Kuranin në gjendjen e tij origjinale ashtu siç ishte në kohën e profetit ﷺ.” (Ibid, 1067).
8. Ebu Mensur Ahmed Et-Tibrisi — një nga dijetarët e shquar shiitë në shekullin 8 H — shkroi: “Numërimi i shtrembërimeve dhe mangësive në Kuran do të ishte shumë i vështirë dhe kjo më detyron mua të mos e zbuloj.” El-Ihtixhaxh 1/254.
9. Muhsin El-Kashani — një nga dijetarët shiitë, i cili vdiq në vitin 1100 hixhri — kur komentoi fjalët e përmendura më lart tha: “Sipas të gjitha këtyre tregimeve dhe citateve nga familja e profetit ﷺ, duket qartë se Kurani që është në dispozicion nuk është Kurani i plotë i cili iu shpall profetit ﷺ. E vërteta është se ka ajete që kundërshtojnë disa ajete të shpallura, të cilat janë shtrembëruar, dhe ka vende ku ka mbetur boshllëk, si p.sh. fjalët ‘familja e Aliut’, ‘familja e profetit ﷺ’, dhe në disa vende emrat e hipokritëve. Edhe Ali bin Ibrahimi e ka të njëjtin mendim.” Tefsir-us-Safi, 132.