Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi i Uthman Khamisit lidhur me pushtetarët

Uthman Khamis 
www.perlatmuslimane.com

Për sa i përket mesazhit të parë është për ty o lartëmadhëri, prijësi i vendit, Allahu i Begatë dhe i Lartësuar të dhëntë sukses në atë që Ai do dhe është i kënaqur, dhe unë për ty jam prej këshilluesve. Unë të ftojë ty Allahu të begatoftë, të dhëntë sukses dhe të drejtoftë, për në zbatimin e ligjit të Allahut të Begatë dhe të Lartësuar në këtë vend.

Allahu i Begatë dhe i Lartësuar thotë:

“A kërkojnë gjykim të kohës së injorancës (para Islamit), dhe kush është më i mirë se sa Allahu në gjykim, për një popull që besojnë bindshëm?” El-Maide, 5:50

Allahu i Begatë dhe i Lartësuar të dhëntë sukses, dhe të jesh prej atyre që i përgjigjen fjalës së Allahut Të Begatë dhe të Lartësuar, dhe të japë Allahu i Begatë dhe i Lartësuar nëpërmjet teje këtë fitore të madhe, dhe a nuk është ky zbatimi i ligjit të Allahut të Begatë dhe të Lartësuar në vendin tonë të dashur Kuvajtin dhe të jesh pas kësaj një shembull për tu pasuar.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Kjo nuk është prej këshillimit, kjo është prej demaskimit, ne e kemi sqaruar këtë, kjo nuk është prej këshillimit, ofendimi i pushtetarëve dhe tërheqja e vërejtjes së tyre para njerëzve dhe përmendja e të metave të tyre, kjo nuk është prej këshillimit.

Këshilla i përcillet fshehtas, ndërmjet këshilluesit dhe ndërmjet të këshilluarit, kjo është këshillë, ndërsa shfaqja para njerëzve, kjo është tradhti dhe nuk është këshillë, tradhtia është kundër këshillës, porse ky është mashtrim (ngatërresë) ndaj njerëzve, apo është prej injorancës se gjoja është këshillë, ai që e thotë këtë ose është pasues i pasionit (bidatçi) ose injorant, nuk e di kuptimin e këshillës, ai thotë se kjo është prej urrejtjes të së keqes, urrejtja e të keqes nuk është kështu, urrejtja e të keqes është me urtësi dhe me këshillë të mirë, dhe me debat në formën më të mirë, me dorë nëse ka mundësi, dhe me gjuhë nëse nuk ka mundësi, dhe me zemër është gjëja e fundit, dhe mund të jetë urrejtja e së keqes në vetveten e saj e keqe nëse arrin në një të  keqe akoma më e madhe, pra kjo është vetë e keqe në vetvete, dhe nuk është prej urrejtjes të së keqes, dhe dijetarët e kanë ndarë këtë gjë në tre pjesë.

  • Urrejtje që nëpërmjet saj arrihet zhdukja e të keqes dhe kjo është ajo që kërkohet.
  • Urrejtje që nëpërmjet saj shfaqet një e keqe tjetër sikurse e keqja që ke urryer, zhduk këtë të keqe dhe në vend të saj sjellë një të keqe tjetër, edhe kjo gjithashtu nuk përmirëson gjë sepse nuk ka bërë asnjë dobi.
  • Dhe e treta është që ta zëvendësojë me një të keqe akoma më të madhe, dhe kjo është shkatërrim dhe nuk lejohet në asnjëherë.

Urrejtja  të keqes ndaj pushtetarëve haptas, kjo shkakton si pasojë  një të keqe akoma më të madhe, shkakton anarki, shkakton probleme, shkakton përçarje të shoqërisë. Shkakton ndarjen e bashkësisë muslimane, këto të këqija janë akoma më të mëdha dhe tek Allahu kërkojmë mbrojtje.

O vëllai im, Allahu -Xhel-le ue Ala- i tha Musait dhe Harunit kur i dërgoi tek Faraoni i cili tha (për veten e tij) unë jam Zoti i juaj më i Larti, u tha atyre të dyve shkoni tek ai, dhe nuk i tha  qëndroni nëpër rrugë dhe publikoni nëpër minbere apo në vend grumbullimet e njerëzve, dhe të thoni Faraoni është kështu, Faraoni është tagut dhe Faraon, ai është tagut dhe kjo është e vërtetë dhe se Allahu nuk i tha atyre se ai është i mirë, porse i tha shkoni atij, shkoni atij, dhe thoni atij fjalë të buta se ndoshta ai përkujtohet apo frikësohet, kështu, kështu pra është drejtimi hyjnor me njeriun më mendjemadh dhe me të fortën mendjemadhësi nga të gjithë njerëzit. Mënyra ligjore Islame është arritja e këshillës tek pushtetari.

Erdhi një burrë tek një nga pushtetarët (khalifët).

I tha: Unë po të këshillojë ty dhe jam i ashpër ndaj teje, dhe i kërkoi leje atij.

Pushtetari i tha: Jo dhe nuk ka nderim për ty. Allahu -Xhel-le ue Ala- i tha atij (Musait) që është më i mirë se ti, në lidhje me atë që ishte më mohues dhe më i ashpër se unë, Faronit.

I tha Musait dhe Harunit:

“Shkoni tek ai dhe i thoni fjalë të buta se ndoshta ai përkujtohet apo frikësohet.” Ta Ha, 20:44

“Dhe fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë dhe debato me ta në formën më të mirë.” Nahl, 16:125

Ti kur përmend gabimet e pushtetarit musliman çfarë ai është i ndaluar, porse nuk ka kush që shpëton prej gabimeve sepse njeriu është krijesë. Nëse ti qëndron dhe përmend gabimet e pushtetarit musliman para njerëzve atëherë ti me këtë ke bërë shkatërrim duke pretenduar se je duke urryer të keqen, dhe çfarë na qenka ai me këtë të keqe, ti nuk je tek pushtetari, ti je tek njerëzit, ndoshta edhe tek armiqtë po ashtu armiqtë e pushtetarit dhe armiqtë e muslimanëve dhe më pas ata kënaqen me këtë për tu revoltuar dhe për të përçarë ndërmjet muslimanëve, kështu që kjo nuk lejohet asnjëherë dhe kjo nuk është kurrë prej këshillës dhe as urdhërim për të mirë dhe as ndalim nga e keqja.

Shpërndaje: