Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Kaua’id el-Muthla, fq. 44-46
Alam-ul-Kutub, 1406/1986
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Disa Muatilah (mohues të cilësive të Allahut) mohojnë të gjithë cilësitë e Allahut. Disa mohojnë edhe emrat e Allahut. Të tjerët kundërshtojnë veten e tyre, duke pohuar disa prej cilësive të Allahut dhe duke mohuar të tjerat. Prej tyre janë Esharitë dhe Maturiditë. Ato cilësi të Allahut që ata i pohojnë, ata e bëjnë vetëm për shkak se ata besojnë se logjika i sugjeron ato, dhe ato që i mohojnë, ata e bëjnë vetëm për shkak se ata besojnë se logjika i mohon ato apo nuk i sugjeron.
Atyre u themi:
Atë që po e mohoni në bazë të logjikës, mund të pohohet gjithashtu në bazë të logjikës. Kjo është pohuar nga argumentet e shpallura.
Shembuj të këtyre janë se ata e pohojnë ”Dëshirën e Allahut” (iradah) dhe e mohojnë ”Mëshirën e Allahut” (Rahmah). Ata e pohojnë dëshirën sepse shpallja dhe logjika e sugjeron këtë. Argumenti nga shpallja janë fjalët e Allahut (Te ala):
”Por Allahu vepron çka dëshiron.” 1
Argumenti logjik janë krijesat e ndryshme të cilat dallohen me karakteristika dhe qenie të ndryshme. Kjo sugjeron dëshirën.
Në anën tjetër ata e mohojnë Mëshirën, sepse ajo sugjeron butësinë e mëshiruesit ndaj atij që e fal. Kjo (sipas tyre) nuk mund të ndodhë me Allahun (Te ala). Si rezultat ata shtrembëruan argumentet e shpallura që pohojnë Mëshirën dhe thanë se kjo do të thotë veprim apo dëshirë për të vepruar. Kështu ata e interpretuan ”er-Rrahim” (Mëshiruesin) si ”Ai që dëshiron të bëj mirë” (Murid-ul-In’am).
Ne u themi atyre se Mëshira është një nga cilësitë e Allahut të pohuara. Kjo është argumentuar me argumentet e shpallura. Po ashtu, ajo është argumentuar shumë e më shumë se sa dëshira. Ajo është përmendur si emër i Allahut:
”Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” 2
Ajo është përmendur si cilësi:
”Zoti yt është që falë shumë dhe ka mëshirë të madhe.” 3
Ajo është përmendur si veprim:
”Dhe mëshiron kë të dojë.” 4
Po ashtu Mëshira mund të pohohet edhe nga logjika. Begatitë dhe mirësitë me të cilat rrethohen robërit të cilat i shohim, si dhe fatkeqësitë nga të cilat ata shpëtojnë të cilën ne e shohim, sugjeron se Mëshira është një cilësi e pohuar e Allahut (Te ala). Argumenti rreth saj është më i qartë sesa të veçohet vetëm rreth Dëshirës. Sepse kjo është e qartë për të gjithë, ndërsa veçimi i argumenteve rreth asaj që thuhet ”dëshirë për të vepruar mirë” nuk është e qartë për të gjithë.
Se ata e mohojnë Mëshirën për shkak se ajo sugjeron butësinë, atëherë – në qoftë se kjo do të jetë e saktë – ky argument mund të përdoret për të mohuar edhe dëshirën e Allahut. Kjo do të thotë se në këtë rast edhe Dëshira mund të mohohet. Dëshirë nënkupton që ai i cili ka dëshirë anon kah ajo që i sjell dobi dhe nga ajo që e largon të keqen. Kjo nga ana tjetër sugjeron se Allahu (Te ala) është në nevojë për diçka – larg është Allahu nga kjo.
Nëse ata thonë se kjo është dëshira e krijesave (jo dëshira e Allahut), ne do ti përgjigjemi duke thënë se mëshira që sugjeron të metat dhe mangësitë është mëshira e krijesave.
Kështu sqarohet pasaktësia e Muatilave, pavarësisht nëse ata përfaqësojnë një mohim të plotë apo jo.
Kjo tregon se metodologjia e Esharive dhe e Maturidive në argumentim nuk refuzon dyshimet e Mutezilive dhe të Xhehmive.
Së pari, metodologjia e tyre është një metodologji e shpikur të cilën nuk e pasoi as profeti (salAllahu alejhi ue selem), Selefët ose imamët. Bidati nuk mund të shmanget me anë të bidatit. Bidat mund të shmanget vetëm nëpërmjet Sunnetit.
Së dyti, Mutezilitë dhe Xhehmitë argumentojnë kundër Esharive dhe Maturidive në të njëjtën mënyrë sikurse ata (Esharitë dhe Maturiditë) argumentojnë kundër Ehl-us-Sunnetit. Ata mund të thonë atyre:
”Ju ia keni lejuar vetes për të mohuar disa cilësi përmes argumenteve logjike dhe shtrembëruar argumentet e zbritura. Atëherë, pse ju na ndaloni ne që të mohojmë cilësi të tjera që ne mendojmë se duhet të mohohen në bazë të argumenteve logjike dhe duhet të shtrembërojmë argumentin e shpalljes? Ne kemi logjikë në të njëjtën mënyrë sikurse edhe ju keni. Si mundet logjika juaj të jetë i saktë dhe e jona është e pasaktë? Si mund logjika jonë të jetë e gabuar nëse e juaji është e saktë? Dëshmia e vetme që ju keni për të thënë se ne jemi gabim, është se ju e pasoni epshin.”
Ky është argument shkatërrues me të cilën Xhehmitë dhe Mutezilitë i konfrontojnë Esharitë dhe Maturiditë. E vetmja mënyrë për ti shpëtuar kësaj është për t’u kthyer në metodologjinë e Selefëve. Ata hodhën poshtë këto metodologji dhe i pohuan Allahut atë që Ai ia pohoi vetes së Tij dhe atë që i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) ia pohoi Atij. Ky është një pohim i cilësive të Allahut, që është i pastër nga krahasimi, imagjinimi, mohimi dhe shtrembërimi:
”Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.” 5
1 2:253.
2 1:1.
3 18:58.
4 29:21.
5 24:40.