Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: Sherh Usul-ul-Iman faqe38-42
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dita e fundit është dita e kiametit. Ditë në të cilën do të ringjallen njerëzit për t’u gjykuar dhe shpërblyer për veprat e tyre. Quhet kështu sepse nuk ka asnjë ditë tjetër pas saj. Dhe banorët e xhenetit do të futen në vendbanimet e tyre e gjithashtu banorët e xhehenemit në vendbanimet e tyre.
Besimi në ditën e fundit përfshin tri gjëra:
1. Besimi në ringjalljen: Ka të bëj me“ringjalljen e të vdekurve pasi t’i fryhet surit për herë të dytë.” Atëherë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve, këmbëzbathur, e të zhveshur pa rroba dhe të pa bërë synet.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
يَوْمَ نَطْوِى ٱلسَّمَآءَ كَطَىِّ ٱلسِّجِلِّ لِلْكُتُبِ ۚ كَمَا بَدَأْنَآ أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُۥ ۚ وَعْدًا عَلَيْنَآ ۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ
“Atë Ditë, Ne do ta palosim qiellin ashtu siç palosen fletët e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne me të vërtetë do ta bëjmë këtë.” 1
Ringjallja është e vërtetë dhe diçka e konfirmuar nga Kur’ani, Sunneti dhe konsensusi i muslimanëve ”.
Allahu, më i Larti, ka thënë:
ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ تُبْعَثُونَ{16} ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ تُبْعَثُونَ
“Mandej, pas kësaj ju do të vdisni, pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.” 2
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Njerëzit do të mblidhen në ditën e kiametit, të zhveshur e të pa bërë synet.” 3
Muslimanët kanë konsensus se kjo do të ndodhë dhe nga arsyeja e shëndoshë, Allahu ka caktuar një përfundim ku njerëzit do të shpërblehen për kryerjen e urdhëresave që janë përcjellë përmes të dërguarve të Tij.
Thotë Allahu i Lartësuar:
أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَٰكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ
”Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit tek Ne (për t’ju gjykuar)?!” 4
Allahu i ka thënë profeti të tij (salAllahu alejhi ue selem):
إِنَّ ٱلَّذِى فَرَضَ عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ لَرَآدُّكَ إِلَىٰ مَعَادٍ ۚ قُل رَّبِّىٓ أَعْلَمُ مَن جَآءَ بِٱلْهُدَىٰ وَمَنْ هُوَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ
“Me të vërtetë, Ai që ta ka dhënë Kur’anin, do të kthejë në vendin e kthimit.” 5
2. Besimi në llogarinë dhe shpërblimin: Çdo rob do të llogaritet për veprimet e tij dhe do të shpërblehet për ato, kjo është ajo që argumenton Kurani, Sunneti dhe konsensusi i muslimanëve.
Allahu i Lartësuar thotë:
{ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا حِسَابَهُم {26} إِنَّ إِلَيْنَآ إِيَابَهُمْ
“Pa dyshim, se tek Ne është kthimi i tyre dhe sigurisht që Ne do t’i gjykojmë ata!” 6
Allahu më i Larti ka thënë:
مَن جَآءَ بِٱلْحَسَنَةِ فَلَهُۥ عَشْرُ أَمْثَالِهَا ۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَىٰٓ إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لَا يُظْلَمُون
“Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të ndëshkohet vetëm për atë që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie.” 7
Gjithashtu Allahu thotë:
وَنَضَعُ ٱلْمَوَٰزِينَ ٱلْقِسْطَ لِيَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْـًٔا ۖ وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا ۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ
“Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre të melit. E mjafton që Ne jemi Llogaritës.” 8
Ibn Umeri (radijAllahu anhu) transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Vërtet Allahu do ta lerë besimtarin t’i afrohet Atij. Pastaj Ai do lëshoi vellon e Tij mbi të dhe do ta mbulojë atë. Pastaj Ai do të thotë: ”A je i vetëdijshëm për këtë mëkat? A je i vetëdijshëm për këtë mëkat?” Ai pastaj do të thotë:” Po, o Zot.”derisa Ai e bën atë që t’i pranoj të gjitha mëkatet që kishte bërë, dhe ai (njeriu) beson se tashmë ka falimentuar. Ai (Allahu) pastaj do të thotë: ”Unë t`i kam mbuluar (mëkatet) ty në jetën e dynjasë dhe Unë sot do të të fal ty.” Pastaj ai e merr librin me veprat e tij të mira. Ndërsa, në lidhje me kufarët dhe hipokritët, ata do të thirren para publikut: ”Këta e kishin zakon të gënjejnë për Zotin e tyre – mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtit.” 9
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër ka thënë:
”Kushdo që ka ndërmend të bëjë një vepër të mirë dhe e bënë atë, Allahu do ta shpërblejë atë me dhjetë fish. Ky shpërblim mund të shumëfishohet në shtatëqind herë e edhe më shumë. Ndërsa ai që ka ndërmend të bëjë një vepër të keqe dhe e bën atë, Allahu do ta ndëshkoj vetëm për atë vepër të cilën e ka bërë.” 10
Muslimanët kanë konsensus se njeriu do të llogaritet dhe shpërblehet për të gjitha veprat e kryera, sepse kështu edhe e kërkon arsyeja e shëndoshë. Ngase Allahu ka zbritur libra, ka dërguar profetë dhe përmes tyre i obligoi njerëzit që t’i pranojnë mësimet e tyre, e të veprojnë sipas porosive të tyre. Ai na ka detyruar që të luftojmë kundër atyre që i´a kthejnë shpinën asaj që Ai zbriti, dhe e bëri gjakun e tyre, pasardhësit dhe gratë e tyre të lejuar. Sikurse të mos kishte llogari dhe shpërblim për veprimet e bëra (qofshin ato të mira apo të këqija), gjithë kjo botë dhe ajo çfarë Allahu ka urdhëruar do të ishte kot. Ndërsa kjo është diçka që Zoti, i Urti (në gjykim), është larg saj.
Allahu e ka theksuar këtë gjë kur ai thotë:
فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيْهِم بِعِلْمٍ ۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ{7}فَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلْمُرْسَلِينَ
“Ne padyshim se do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi dërguar profet, e patjetër që do t’i pyesim edhe të dërguarit. Dhe do t’jua paraqesim atë çfarë kanë bërë, sepse i dimë plotësisht (veprimet e tyre) dhe kemi qenë të pranishëm.” 11
3. Besimi në xhenetin dhe xhehenemin: Se ato janë vendbanimet e përjetshme për krijesat. Xheneti është vend i të mirave që Allahu i ka përgatitur për besimtarët e devotshëm, ata që besojnë në atë që Allahu e ka bërë obligim, të cilët e respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, duke qenë të sinqertë ndaj Allahut dhe duke pasuar të dërguarin e Tij. Në xhenet, do të jenë të gjitha llojet e kënaqësive, ”Atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe asnjë zemër e njeriut nuk ka mundur t’i imagjinojë.”
Allahu i Lartësuar ka thënë:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمْ خَيْرُ ٱلْبَرِيَّةِ{8} جَزَآؤُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتُ عَدْنٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ۖ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا۟ عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِىَ رَبَّهُۥ
“Me të vërtetë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, të tillët janë krijesat më të mira. Shpërblimin e kanë tek Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Ky është shpërblimi për ata që e kanë frikë Zotin e vet.” 12
Allahu më i Lartësuari ka thënë:
فَلَا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَّآ أُخْفِىَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ
“Askush nuk di se çfarë kënaqësi u janë caktuar për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” 13
Ndërsa xhehenemi është vendi i ndëshkimit që Allahu ka përgatitur për jobesimtarët-zullumqarët. Nuk e besuan Allahun dhe ishin të pabindur ndaj të dërguarve të Tij. Në të janë të gjitha llojet e dënimit dhe të këqijave që asnjë njeri nuk mund t’i imagjinojë në asnjë mënyrë.
Thotë Allahu në Kuran:
وَٱتَّقُوا۟ ٱلنَّارَ ٱلَّتِىٓ أُعِدَّتْ لِلْكَٰفِرِينَ
“Dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!” 14
Allahu në një ajet tjetër Kuranor thotë:
وَقُلِ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ ۖ فَمَن شَآءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَآءَ فَلْيَكْفُرْ ۚ إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا ۚ وَإِن يَسْتَغِيثُوا۟ يُغَاثُوا۟ بِمَآءٍ كَٱلْمُهْلِ يَشْوِى ٱلْوُجُوهَ ۚ بِئْسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتْ مُرْتَفَقًا
“Ne kemi përgatitur për zullumqarët (jobesimtarët) zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët. Nëse do të kërkojnë shpëtim, do t’u jepet katran, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (Xhehenemi)!” 15
Gjithashtu thotë Ai:
إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلْكَٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمْ سَعِيرًا {65} خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا
“Vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ata zjarr të flakëruar, në të cilin ata do të qëndrojnë përgjithmonë; aty nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës. Fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët ne, sikur ta kishim adhuruar Allahun e respektuar të Dërguarin.” 16
1 El-Enbija’ 21:104
2 El-Mu’minun 23:15-16
3 Bukhariu dhe Muslimi
4 El-Mu’minun 23:115
5 El-Kasas 28:85
6 Al-Gashijah 88:25-26
7 En-Aam 6:160
8 El-Enbija’ 21:47
9 Bukhariu dhe Muslimi
10 Bukhariu
11 Al-A’raf 7:6-7
12 El-Bejjine 98:7-8
13 Es-Sexhde 32:17
14 Al-Imran 3 :131
15 El-Kehf 18:29
16 El-Ahzab 33:64-65