Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi në engjëj në formë të përgjithshme, përfshin katër gjëra

Shejkh Muhammed bin Abdul-Vehab el-Akil

Burimi: Mu’tekad Firakul-Muslimiin uel-Jehuud uen-Nesara uel-Felasifeti uel-Uethenijjiin fil-Melaiketil-Mukarrabiin”, fq. 20

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Besimi në engjëj në formë të përgjithshme, përfshin katër gjëra:

E para: Pranimi se ato ekzistojnë, ato janë krijesa prej krijesave të Allahut, Allahu i ka krijuar ato që ta adhurojnë Atë, ekzistimi i tyre është i vërtetë/real dhe mos-mundësia jonë për t’i parë ato, nuk do të thotë që ato nuk ekzistojnë.

Ndërsa, kemi argumente se profeti jonë (salAllahu alejhi ue selem) i ka parë ato në formën e tyre ashtu siç janë krijuar.

Gjithashtu, ka argumente se ato i kanë parë edhe profetët e tjerë, njerëzit e mirë dhe sahabët, por të personifikuar në pamje njeriu, të dërguar të Allahut tek krijesat e Tij të ngarkuar për të përcjellë shpalljen apo me ndonjë urdhër tjetër nga ana e Allahut; -me lejen e Allahut, ne do sqarojmë më vonë në formë te detajuar.

E dyta: Dhënia e vendit meritor të cilin ua ka dhënë Allahu, konfirmimi se ato janë robër të Allahut, kanë urdhëresa nga ana e Tij, janë të ngarkuar me detyrime dhe obligime. Nuk kanë mundësi të bëjnë vetëm atë që Allahu u’a ka bërë të mundur. Allahu i ka nderuar dhe i ka ngritur shkallët e tyre tek Ai dhe i ka dalluar disa nga disa të tjerë. Megjithëkëtë, ato nuk kanë në dorë asgjë as për veten e tyre dhe as për dikë tjetër pa lejen e Allahut. Dhe nëse kjo ndodhë (të kenë në dorë diç me lejen e Allahut), nuk është e lejueshme që të tu bëhet asnjë lloj adhurimi, e aq më larg të cilësohen me cilësi hyjnore – ashtu siç pretendojnë të krishterët.

E treta: Besimi i asaj që ka ardhur në lidhje me to në Kuran dhe Sunnet.

E katërta: Besimi në ato që i’u janë përmendur emrat në formë specifike. Pra, ne i pohojmë këto emra, se Allahu ka engjëj dhe prej tyre janë: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili (etj.). Çdo njërin që e ka emëruar Allahu me emër, është obligim ndaj nesh që ta besojmë në të, ndërsa për ata që nuk u janë përmendur emrat, besojmë në ta në formë të përgjithshme. 1

Ky është besimi mbi engjëjt në formën e përgjithshme (alejhimus-selam).


1 Shih “Shu’abul-Imaan” të Bejhekiut (1/301) dhe “El-Habaaik fii Ahbaril-Melaikeh” (faqe 9).

Shpërndaje: