Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi në lidhje me jeten në berzah

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu jua shpërbleftë me të mira! Në fund pyetësi me emrin Ibrahim prej Rijadit thotë: Kush është besimi i pasuesve të Sunnetit dhe Xhematit në lidhje me jetën në berzah (varr)?

Përgjigje: Besimi i tyre në lidhje me jetën në berzah është ajo çfarë ka ardhur në Kuran dhe Sunet prej argumenteve që tregojnë se njeriu do të dënohet në varrin e tij dhe do të jetë në mirësi sipas gjendjes së tij. Allahu i Lartmadhëruar në në lidhje me ithtarët e faraonit:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” 1

 Dhe thotë i Madhëruari:

وَلَوْ تَرَى إِذِ الظَّالِمُونَ فِي غَمَرَاتِ الْمَوْتِ وَالْمَلائِكَةُ بَاسِطُو أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُوا أَنْفُسَكُمُ الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنْتُمْ تَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ غَيْرَ الْحَقِّ وَكُنْتُمْ عَنْ آيَاتِهِ تَسْتَكْبِرُونَ

“Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe që keni shpërfillur shpalljet e Tij”. 2

Dhe thotë i Lartmadhëruari:

فلَوْلا إِذَا بَلَغَتِ الْحُلْقُومَ * وَأَنْتُمْ حِينَئِذٍ تَنْظُرُونَ * وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْكُمْ وَلَكِنْ لا تُبْصِرُونَ * فَلَوْلا إِنْ كُنْتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ * تَرْجِعُونَهَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ * فَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنَ الْمُقَرَّبِينَ * فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ * وَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ * فَسَلامٌ لَكَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ * وَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنَ الْمُكَذِّبِينَ الضَّالِّينَ * فَنُزُلٌ مِنْ حَمِيمٍ * وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ * إِنَّ هَذَا لَهُوَ حَقُّ الْيَقِينِ * فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ

“Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë para syve tuaj, ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re- përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme), ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën! Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun), do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit. E, nëse është nga njerëzit e së djathtës, (ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës. Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur, ai do të gostitet me ujë të valuar dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit). Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt. Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!” 3

E kjo është jeta në të cilën ka mirësi ose dënim. Jeta e berzahut nuk është si jeta e kësaj bote dhe personi nuk ka në të nevojë për ujë, as ushqim, as ajër dhe nuk kërkon të mbrohet prej të ftohtit dhe as prej të nxehtit. Ajo është jetë për të cilën ne nuk kemi aspak dijeni sesi është, ngase ajo është prej gjërave të fshehta që nuk i di kush tjetër përveç Allahut të Lartësuar ose ai që ka arritur tash atje dhe ka ndodhur me të e vërteta (vdekja). E ne lexojmë në namazet tonë:

أعوذ بالله من عذاب جهنم ومن عذاب القبر ومن فتنة المحيا والممات ومن فتنة المسيح الدجال

“Allahume eudhu bike min adhabi xhehennem ue min adhabil kabr ue min fitneti el mahja uel memati ue min fitnetil mesihi ed dexhal – O Allah! Kërkoj mbrojtje tek Ti nga dënimi i varrit, nga dënimi (vuajtjet e) i xhehenemit, nga të këqijat që vijnë gjatë jetës (së përditshme) e vdekjes dhe nga sprovimet e Dexhalit.” 4


1 El-Gafir 40:46

2 En-Aam 6:93

3 El-Vakia 56:83:96

4 Muslimi, Ebu Auneh, Nesai dhe Ibn-ul-Xherudi në “el-Muntaka” (27). Kjo është përmendur në “el-Irua ‘” (350)

Shpërndaje: