Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi në trinitetin dëshmon mendjen e mangët të të krishterëve

Imam Abdurr-Rrahman es-Sadi (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Karim, fq. 240

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:

لَّقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُواْ إِنَّ اللّهَ ثَالِثُ ثَلاَثَةٍ وَمَا مِنْ إِلَهٍ إِلاَّ إِلَهٌ وَاحِدٌ وَإِن لَّمْ يَنتَهُواْ عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

”Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: “Allahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një Allahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.” 1

Kjo i takon besimit të mbështetur nga të krishterët. Ata pretendojnë se Allahu është njëri prej trinisë, që përbëhet nga Allahu, “Isau dhe Merjemja. I lartë është Allahu nga ajo që ata thonë! Kjo është një nga argumentet më të mëdha të mendjes së mangët. Si e pranuan ata këtë ideologji të neveritshme dhe besim të shëmtuar? Si gabuan në lidhje me Krijuesin dhe krijesat? Si e humbën Zotin e krijesave? Allahu (Te ala) ka thënë kur Ai i refuzoi ata dhe emnakët e tyre:

وَمَا مِنْ إِلَهٍ إِلاَّ إِلَهٌ وَاحِدٌ

”Nuk ka zot (të adhuruar) tjetër të vërtetë pos Allahut.” 5:73

Ky Zot ka cilësi të përsosura dhe është i pa të meta. Vetëm Ai krijon dhe rregullon. Çdo mirësi që përjetojnë krijesat vie vetëm prej Tij. Si mund të vënë zota tjerë karshi Tij? I lartë është Allahu nga ajo që thonë mizorët.

 

Shpërndaje: