Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimi përfundimtar i Ebul Hasan el-Eshariut

Imam Abdul-Melik bin Dirbas el-Kurdi esh-Shafi’i (v. 659)

Burimi: edh-Dhabb an Abil-Hasan el-Esh’ari, fq. 107-108

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Vëllezër  të nderuar, Allahu na dhëntë sukses në rrugën e drejtë! Ju duhet ta dini se libri i Imam Ebul Hasan Ali bin Isma’il El-Esh’ariut “el-Ibanah an Usul-id-Dijaneh” është besimi i tij i fundit dhe ajo me të cilën e adhuroi Allahun (Subhanehu ue e ala) pasi kishte hequr dorë nga besimi i Mutezilive. Të gjitha besimet që janë ndryshe nga ajo që është në këtë libër, ai u tërhoq dhe e braktisi atë dhe u pastrua përpara Allahut (Subhaneh). Si të mos jetë kështu, kur ai thotë në të se përmbajtja e këtij libri është feja e tij me të cilin ai e adhuron Allahun? Në të ai transmeton dhe pohon fenë e sahabëve, tebiinëve, të imamëve të lashtë dhe të  Ahmed bin Hanbelit, dhe se ajo është vërtetuar nga libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). A është e lejueshme për të thënë se ai e braktisi atë dhe kaloi në diçka tjetër? Ku kaloi ai? A e braktisi ai librin e Allahut, Sunnetin e profetit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe metodologjinë e sahabëve, pasuesve, tebainëve dhe të imamëve të lashtë pasi e kishte njohur atë dhe transmetuar atë? Kjo nuk u ka hije muslimanëve të thjeshtë e lere më imamëve të fesë. Apo ishte ai injorant në lidhje me atë që ai e transmetoi nga Selefët pasi ka kushtuar jetën e tij për të studiuar medhhebet e ndryshme dhe njohjen e feve? Këtë nuk mund ta mendojë një njeri i drejtë. Këtë e pretendon vetëm një kalues i kufijve mendjemadh.

Shpërndaje: