Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë thoni në lidhje me atë që i fyen pushtetarët sepse është liri demokratike?
Përgjigje: Metodologjia e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është se nuk duhet revoltuar ndaj pushtetarëve. Revolta mund të bëhet me gojë, në formën e fyerjes, nënçmimit ose nxitjes ndaj tyre, dhe me armë. Të dyja janë revolta kundër pushtetarëve. Në vend të kësaj duhet bërë durim me të vërtetën, të bashkëpunojmë në devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut, të presim kohë më të mira dhe të mos humbim shpresën. Kjo është rruga e besimtarëve.