Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Besimtarët duhet të lexojnë librat e Imam Albanit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10533

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “U është përzier njerëzve çështja e haditheve të cilat i lexojnë apo dëgjojnë nëse ato janë të vërteta apo të dobëta. Është thënë se ”Sahih-ul-Xhami es-Saghir ue Zijadatuh” nga Imam Albani sqaron hadithet e dobëta nga ato të vërteta. Çfarë na udhëzoni ju?”

Përgjigje: “Po, librat e el-Albanit – Allahu i dhëntë sukses- janë të mira dhe të dobishme. Shejkh Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani është një njeri që ka shpenzuar kohë të madhe në këtë çështje. Ai i ka kushtuar një rëndësi të madhe për ti sqaruar hadithet e vërteta dhe për ti kushtuar vëmendje atyre. Librat e tij janë të dobishme dhe të vlefshme, megjithatë ai nuk është i pagabueshëm. Mund të ndodhë që ai i ka ba disa gabime në disa prej haditheve, ka besuar se njëri prej haditheve është i vërtet ndërsa ai ka qenë i dobët, dhe gjithashtu ka besuar se ai është i dobët ndërsa ai ka qenë i vërtetë. Megjithatë, kjo ka ndodhë shum pakë. Studenti duhet të jetë i kujdesshum për ta njohur hadithin e vërtetë nga ai i dobëti përmes rrugëve që i kanë sqaruar dijetarët.

Është mirë për të përfituar nga librat e Shejkh Nasir-ud-Din el-Albanit. Besimtari dhe besimtarja duhet të përfitojë prej tyre dhe të ngjashmeve me to sikurse ”es-Sahih” nga Buhari, ”es-Sahih” nga Muslimi dhe ”Riad-us-Salihin” nga Neveviu, gjithashtu nga fjalët e dijetarëve në lidhje me hadithet e dobëta në librat dhe shkrimet e tyre që kanë të bëjnë me këtë temë, sikurse është ”Sherh el-Xhami es-Saghir” dhe ”Keshf-ul-Khifa” dhe libra të tjerë të cilat janë shkru në këtë kapitull. Besimtari duhet ti lexojë ato në mënyrë që të përfiton nga fjalët e dijetarëve.”

Pyetje: “Çfarë mendoni për atë që Shejkh Albani e kategorizonë si të dobët?”

Përgjigje: “Është si sqarimi që e bëmë më sipër, në përgjithësi ajo që ai e klasifikon si të dobët është e dobët dhe atë që ai e klasifikon si të vërtetë është e vërtetë, sepse ai kujdesët për këtë lëmi Allahu i dhashtë sukses dhe ka përvojë në të. Në përgjithësi, klasifikimi i tij i haditheve të vërteta dhe të dobëta është i mirë dhe i drejtë.”

Shpërndaje: