Imam Husejn bin Mesud El-Begauij (v. 516)
Ma’alim-ut-Tenzil (3/378)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- ka thënë:
“Edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt, dhe kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.” El-Furkan, 25:72
Edh-Dahak dhe shumica e komentuesve të Kuranit kanë thënë se:
”Edhe ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën…”
“Ata nuk prezantojnë aty ku ka shirk.”
Ali bin Talha ka thënë: “Nuk dëshmojnë dëshmi të rreme.”
Umeri ibn Khatabi -radijAllahu anhu- ndëshkonte atë që dëshmonte rrejshëm me 40 goditje, ia lyente fytyrën me të zezë dhe e nxirrte në treg që njerëzit ta shihnin se ai ishte ndëshkuar.
Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Ata nuk prezantojnë në gënjeshtra.”
Muxhahidi ka thënë: “Ata nuk prezantojnë në festat pagane.”
Disa komentues kanë thënë gjithashtu se ajeti i referohet vajtimit të ndaluar.
Katadeh ka thënë: “Ata nuk i ndihmojnë pasuesit e kotësisë në veprat e tyre të kota.”
Muhamed bin El-Hanefijeh ka thënë: “Ata nuk prezantojnë në vendet ku ka shfrenime dhe muzikë.”
Ibn Mesudi ka thënë: “Muzika bën që hipokrizia të mbijë në zemër ashtu siç bën uji të mbijë bima.”