Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Kaul El-Mufid (1/575)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse një person bën besëtytni për shkak se sheh apo dëgjon diçka, ai nuk konsiderohet të ketë rënë në shirk të madh që e nxjerr njeriun nga feja. Megjithatë, ai ka rënë në shirk sepse është mbështetur në diçka që Allahu nuk e ka lejuar të jetë shkak. Kjo e dobëson mbështetjen në Allahun dhe vendosmërinë e tij. Nga kjo pikëpamje, njeriu konsiderohet të ketë rënë në shirk.
Kushdo që mbështetet në një shkak që Sheriati nuk e ka caktuar të jetë i tillë, ai ka rënë në shirk të vogël.
Kjo është një prej formave të shirkut sepse kjo lidhet ose me Sheriatin – nëse është një shkak fetar – ose me mirëmbajtjen, nëse është një shkak universal.
Ndërsa nëse beson se shkaku vepron vetvetiu pa Allahun, atëherë ai është mushrik që ka kryer shirk të madh sepse ka vendosur dikë përballë Allahut në krijim.