“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Betimi në diçka tjetër përveç Allahut Te ala

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 9-10

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Argument për këto katër çështje janë fjalët e Allahut Te ala:

وَالْعَصْرِ إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ

”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” 1

Në këtë sure madhështore ka argument për këto çështje. Kjo është e tërë feja. Qëllimi i tërë fesë është që të besosh, të veprosh, të thërrasësh në fe dhe të durosh. E vërteta duhet besuar dhe praktikuar. Pastaj duhet thirrur në të dhe duhet duruar me telashet. Të gjithë njerëzit janë në humbje:

إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ

”… me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”

Allahu i ka veçuar vetëm ata. Të gjithë njerëzit janë të humbur dhe janë duke ecur në rrugën e shkatërrimit përveç atyre që besojnë, veprojnë, thërrrasin në të vërtetën dhe thërrasin në durim. Ata janë fituesit me fat. Allahu është betuar në kohën për këtë. Ai Subhanehu ue Te ala e thotë të vërtetën, edhe nëse Ai nuk betohet. Megjithatë, Ai betohet për të theksuar situatën. Allahu Subhanehu ue Te ala betohet në çka të dojë nga krijesat e Tij. Askush nuk ka të drejtë që të ndalojë Atë. Ai betohet në qiellin e stolisur me yje, në qiellin, në yllin, në mëngjesin, në diellin dhe dritën e tij, natën e errët, në yjet që bien dhe të tjera. Krijesat dëshmojnë madhështinë e Tij dhe se Ai Subhanah i Vetmi meriton të adhurohet. Ai gjithashtu betohet në këto krijesa për të karakterizuar madhështinë e tyre, sepse ato dëshmojnë njësisë e Tij dhe se vetëm Ai meriton të adhurohet.

Ndërsa lidhur me krijesat, kështu që atyre iu lejohet që të betohem vetëm në Zotin e tyre. Atyre nuk u lejohet që të betohen në diçka tjetër përveç Allahut. Atyre nuk u lejohet që të betohen në profetët, në statujat, në njerëzit e devotshëm, në përgjegjësin, Qaben apo në diçka tjetër. Kjo është detyrë e myslimanit.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ka bërë kufër ose shirk.” 2

Transmetuar nga Imam Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ai që do të betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë.” 3

Të gjithë myslimanët janë të detyruar të kujdesen që të mos betohen në diçka tjetër pos Allahut dhe që ata të betohen në Allahun Subhanehu ue Te ala të Vetmin.


1 103:1-3

2 Ahmedi (1/47), Abdurr-Rrazak në ”el-Musanaf” (15926), Ebu Davudi (3251), Tirmidhi (1535) dhe el-Hakim (7814).

3 Bukhari (6646) dhe Muslimi (1646).

Shpërndaje: