Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: nr 1/17251
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kam bërë betim në vetvete pa e shqiptuar me fjalë, se nuk do të kam marrëdhënie intime me gruan time për një javë. Mirëpo, përgjatë kësaj periudhe kohore, ne kishim marrëdhënie intime, prandaj pyes se çfarë duhet të veproj?
Përgjigje: “Nuk jeni të obliguar me asgjë, sepse nuk keni shqiptuar betimin. Në lidhje me këtë, profeti ﷺ ka thënë:
إن الله تجاوز لأمتي عما حدثت بها أنفسها ما لم تتكلم أو تعمل به
“Vërtetë, Allahu e ka falur atë nga umeti im i cili pëshpëritë në veten e tij, përderisa nuk e flet apo nuk vepron me të.”
Allahu na dhëntë sukses! Salauatet dhe selamet qofshin mbi profetin Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!