Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Është bidat të ndaluarit nga syfyri rreth pesëmbëdhjetë minuta para agimit

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Tamam-ul-Minneh, fq. 417-418

www.perlatmuslimane.com

Ai – es-Sejjid Sabik – ka thënë:

“Nëse agimi hynë ndërsa ai ka diçka në gojën e tij, ai duhet ta hedh atë.”

Ky është një pasim i disa librave të caktuara të fikhut që jo vetëm nuk kanë argumente nga sunneti i Muhammedit por edhe kundërshtojnë fjalët e tij :

“Nëse ndonjëri prej jush e dëgjon thirrjen e ezanit ndërsa është duke mbajtur një enë, ai nuk duhet ta largojë atë derisa ta mbaroi atë.”

Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Daudi dhe el-Hakim i cili e vërtetoi me Dhehebiun. Ibn Hazmi e transmetoi atë dhe tha:

“‘Ibn Ebi Amar (i cili transmeton nga Ebu Hurejra) ka thënë: “Ata e thërrisnin ezanin kur agimi kishte hyrë.”

Hamadi (do të thotë Ibn Selemeh) tregoi se Hisham bin Urueh tha: “Babai im dha fetva sipas kësaj.”

Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik sipas kushteve të Muslimit.

Ka disa transmetime që dëshmojnë për këtë. Unë i kam përmendur ato në “et-Ta’likat el-Xhijed” dhe pastaj në “Silsiletul-ul-Ahadith es-Sahihah” 1.

Kjo dëshmon se në qoftë se mban një enë që përmban ushqim apo pije kur të hyj agimi, atëherë është e lejuar për të ngrënë dhe pirë atë para se ta largosh enën. Mu ky rast është një përjashtim i ajetit:

”Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës).” El-Bekare, 2:187

Nuk ka asnjë kontradiktë midis ajetit dhe haditheve me domethënie të njëjtë si ky hadith. As nuk ka ndonjë konsensus që e kundërshton këtë. Në fakt disa sahabë dhe të tjerët lejuan më shumë se ajo që është përmendur në hadith, pra lejuan të hash dhe pish derisa të zbardhet3.

Një nga dobitë e hadithit është se ai refuzon bidatin që thotë se duhet ndaluar nga ushqimi dhe pijet rreth pesëmbëdhjetë minuta para agimit. Ata e bëjnë këtë për shkak se kanë frikë për të ngrënë dhe pirë kur të thirret ezani. Po ta kishin njohur ata këtë gjendje, ata nuk do të kishin rënë në këtë bidat. Mendoni për këtë!


1 1394.

3 Shih: ”Fet’h-ul-Bari” (4/109-110).

Shpërndaje: