Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=dWV4V3pxYrk
Data e fetvas: 18-07-1416 ose 11-12-1995
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është një thënie. Ne nuk e dimë se çfarë ju thoni në lidhje me të. Personi thotë:
”Muavijah dhe kolegu i tij Amri nuk e mundën Aliun sepse ata ishin më të ditur se ai në lidhje me atë që gjendet në shpirtrat, e as sepse ata ishin më me përvojë se ai për të vepruar në mënyrë të dobishme në kohën e duhur. Ata fituan sepse ishin të lirë dhe kështu përdorën të gjitha mënyrat, ndërsa ai ishte i lidhur me personazhin e tij kur erdhi koha për të zgjedhur armën.
Kur Muavija dhe kolegu i tij përdorën gënjeshtrën, mashtrimin, tradhtinë, hipokrizinë dhe ryshfetin, Aliu nuk ishte në gjendje të bie në këtë humnerë të thellë. Nuk është çudi se ata ia arritën qëllimin dhe ai dështoi – ky është me të vërtetë një dështim i cili është më fisnik se të gjitha sukseset.” (Kutub ue Shakhsijjat, faqe. 242, nga Sejjid Kutub)
Imam Bin Baz: Thënie e shëmtuar. Kjo është thënie e shëmtuar. Kjo është fyerje ndaj Muavijes dhe ndaj Amr ibn el-Asit. E gjithë Kjo është thënie e shëmtuar. Kjo thënie është mëkat. Muavijah dhe Amr bënë Ixhtihad dhe gabuan. Kur Muxhtehidunët gabojnë, ne e lusim Allahun që të na falë ne dhe ata.”
Pyetje: A nuk është tekfir që ti akuzoshë ata për hipokrizi?
Imam Bin Baz: Kjo është një gabim dhe dështim. Nuk është kufër. Fyerja e disa sahabëve, apo e një sahabiut është mëkat. Ai që flet kështu meritonë të dënohet. Por në qoftë se ai i fyen shumicën e sahabëve ose mendon se shumica ishin mëkatar, kështu që ai del nga feja sepse sahabët e kumtuan Sheriatin. Nëse ai i fyen ata, ai e fyen Sheriatin.
Pyetje: A nuk duhen që libra të tilla të ndalohen?
Imam Bin Baz: Ato duhet të shqyhen. A shkruan kjo në një gazetë?
Pyetësi: Kjo është shkruar në një libër.
Imam Ibn Baz: Në librin e kujt?
Pyetësi: Të Sejjid Kutubit.
Imam Bin Baz: A janë këto fjalët e Kutbit?
Pyetësi: Në librin e tij ”Kutub ue Shakhsijjat. fq. 242”.
1 Kutub ue Shakhsijjat, fq. 242, nga Sejjid Kutub.