Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bin Baz në lidhje me atë se a është El-Hakimijeh nga veçoritë e Teuhidit Uluhijeh

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh Keshf-ish-Shubuhat, fq. 80

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka nga ata (sikurse Ebu Is’hak el-Huvejni) që thonë se të gjykuarit me ligjin e Allahut (El-Hakimijeh) është nga veçoritë e Teuhidit Uluhijeh.

Përgjigje: Jo, veçori e teuhidit uluhije është braktisja e idhujtarisë. Kurse gjykimi me ligje (El-Hakimije) është pjesë e çështjeve të degëve të dispozitave. Është detyrë e pushtetarit që të gjykojë me to. Pra pushtetari ka obligim të gjykojë me sheriat. Nëse ai nuk gjykon me Sheriat, rasti ndryshon. Nëse ai e bën këtë me qëllim dhe e konsideron të ligjshme, ai bën kufër. Nëse e bën këtë nga epshi dhe ryshfeti kjo është një mëkat, një padrejtësi dhe një kufër i vogël. Kjo çështje e sheriatit i nënshtrohet Teuhidit Uluhijeh.

Pyetja: A hynë Hakimijeh në Teuhidin Rububijeh apo në Teuhidin Uluhijeh?

Përgjigje: Kjo dallon. Nganjëherë hyn në kufër. Nganjëherë hynë në mëkate. Shembuj të kësaj janë zinaja dhe pirja e alkoolit. Ai që i konsideron ato të lejuara bën kufër. Përndryshe, ai është vetëm një mëkatar.

Shpërndaje: